E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini-Skenderbeu sfide ekipesh energjike



Sot ne Peqin 1530 megasfida e dy prej skuadrave me ambicioze te ketij sezoni te Kategorise se Superiore Shkumbini-Skenderbeu java III do te jete edhe nje perplasje te madhe te dy skuadrave te financuara nga dy bose te medhenj te pijeve energjike Ylli Ndroqit te Stardon Shkumbinit dhe Agim Zeqo te Red Bull Skenderbeut. Skuadra korcare e drejtuar nga trajneri 4-here kampion i Shqiperise Shkelqim Muca - dy ndeshje dy fitore - do te jete para nje prove te veshtire ne Peqin pikerisht ne debutimin e trajnerin te ri Shkumbinit Agim Cana. Kjo eshte edhe ndeshja e pare sezonale te peqinasve ne shtepi e qe perkon edhe me perurimin e tapetit te ri te fushes pas rikonstruksionit te stadiumit te qytetit te vogel futbolldashes. Peqinasit kane grumbulluar vetem nje pike ne dy takimet e para cka provokoi edhe shkarkimin e ish-trajnerit Mirel Josa nga presidenti Ndroqi. Shkumbini barazoi 2-2 me Kastriotin ne Qemal Stafa por me peqinasit si prites dhe humbi 2-0 me Lacin ne transferte. Ndeshja kunder Skenderbeut eshte nje prove e forte karakteri per Shkumbinin dhe synimet e tij per te hyre per here te pare ne zonen Euro te kompeticioneve nderkombetare. Me te njejtat synime mberrin ne Peqin edhe Skenderbeu skuadra me e financuar ne Shqiperi e qe titullin e vetem te tij e ka fituar ne vitin 1933.
Gjate sezonit dy skuadrat me grupe te ndryshem lojtaresh nga keta qe kane aktualisht Skenderbeu fitoi dy ndeshje e tij en Korce 3-1 1-0 ndersa Shkumbini fitoi takimin e tij te vetem te luajtur ne Peqin 1-0. Ne gjashte ndeshjet e fundit te zhvilluara ne Peqin duke u nisur nga sezoni 1999-2000 Shkumbini i ka fituar te gjitha takimet. Sot do te luhen edhe Tirana vendi i 8-te 1 pike me Bylisin e vendit te fundit 0 pike si dhe Vllaznia vendi i 5-te 4 pike me Lacin vendi i 4-t po 4 pike. Java e 3-te e Superliges mbyllet te henen me ndeshjen ne Niko Dovana midis Teutes vendi i 10-te 1 pike dhe Dinamos vendi i 6-te 3 pike.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA III

Dje 11.09.2010
Besa-Flamurtari 0-0
Elbasani-Kastrioti 1-1

Sot 12.09.2010
Shkumbini-Skenderbeu 1530
Vllaznia-Laci 1630
Tirana-Bylis 1800

Te henen 13.09.2010
Teuta-Dinamo 1630

RENDITJA
1 Flamurtari 3 7
2 Skenderbeu 2 6
3 Elbasani 3 5
4 Laci 2 4
5 Vllaznia 2 4
6 Kastrioti 3 3
7 Dinamo 2 3
8 Tirana 2 1
9 Shkumbini 2 1
10 Besa 3 1
11 Teuta 2 1
12 Bylis 2 0

Nje ndeshje me shume

12 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›