Shume zhurme per asgje
Besa dhe Flamurtari ndane nga nje pike ne barazimin e bardhe midis tyre pa pranine e shikuesve ne ndeshjen e javes se trete te Kategorise Superiore. Flamurtari tashme ne kuoten 7 pikeve mori perkohesisht kryesimin ne pritje te ndeshjes se dites se diel Shkumbini-Skenderbeu. Per Besen kjo ishte pika e pare ne tri ndeshje. Ne ndeshjen tjeter te dites se shtune Elbasani nuk shkoi me shume se barazimi 1-1 ndaj Kastriotit ne nje Ruzhdi Bizhuta te zbrazet nga shikuesit edhe pse Armando Sadiku realizoi per verdheblute ne minuten e 20-te. Per krutanet e Ramadan Ndreut barazoi kroati Ivan Babic 52. Per Elbasani ky ishte barazimi i dyte 1-1 ne shtepi kete sezon nderkohe qe Kastrioti regjistroi barazimin e trete ne po aq ndeshje.
12 Shtator 2010