E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqini për PD-në, Erseka për PS-në

Ai ka marrë 2760 vota, kundrejt kundërshtarit nga “Aleanca për të Ardhmen”, Naim Teqja, i cili ka marrë 908 vota.

Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Ersekë, ku kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Ali Laho ka marrë 1548 vota ndërsa kandidatja e “Aleancës për Qytetarin”, Zhaneta Prifti ka marrë 1232 vota.
 
Tepelenë, fitues kandidati i “Aleanca për të Ardhmen”
Tepelenë (09:15) – Numërimi i fletëve të votimit ka përfunduar për Bashkinë e Tepelenës, ku është shpallur fitues kandidati i koalicionit "Aleanca për të ardhmen", Tërmet Peçi.

Nga të dhënat e Komisionit Zonat të Administrimit të Zgjedhjeve, kandidati i PS-së, Peci, ka marr 1741 vota kundrejt kandidatit të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Reshat Zika, që ka marrë 1217 vota.

Kandidati i "Aleancës për qytetarin", Sevo Mici, kryetari në detyrë i bashkisë, ka marrë 750 vota. "Aleanca për të ardhmen" ka fituar 9 vende për këshillin bashkiak, ndërsa "Aleanca për qytetarin" 6 vende. Rreth orës 10.00 pritet të fillojë procesi i numërimit të votave për 9 njësi vendore, një për bashkinë e Memaliajt dhe 8 komuna.

Vazhdojnë numërimet, në Pukë fiton PD
Tiranë (08:30)– Numërimi i fletëve të votimit ka vijuar gjatë gjithë natës në të gjithë vendin, në përjashtim të disa qendrave, ku procesi i numërimit ka nisur me shumë vonesë.

Në disa prej qendrave, tashmë është shpallur rezultati përfundimtar. Në Pukë, nga të dhënat më të fundit, ka fituar kandidati i Partisë Demokratike, Beqir Arifi. Koalicioni “Aleanca për Qytetarin”, ka marrë 955 vota, e ndjekur nga koalicioni “Aleanca për të Ardhmen”, me 902 vota, dhe Partia Çështja Shqiptare me 704 vota.

Ndërkohë, në shumë zona të tjera të vendit, numërimet vazhdojnë. Në Kukës, kryeson Partia Demokratike me kandidatin e saj Hasan Halili me 3142 vota nga 6 kutitë e para të numëruara.

Ndërsa në Korçë, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Niko Peleshi 956 vota kundrejt Andrea Manos me 851 vota. Në Skrapar, numërimi i votave ka nisur sot rreth orës së 06:00 të mëngjesit. /Start/

                                                                                             2011-05-09 09:35
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›