E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Njoh çdo rezultat, t’i njohë edhe Rama

Berisha ftoi Ramën që njohë rezultatin sido që të jetë ai.

“Vendi përjetoi një proces dinjitoz të bazuar në ligjin e zgjedhjeve dhe me një pjesëmarrje të lartë. Shfrytëzoj rastin të përshëndes ata dhjetëra-mijëra komisioner të forcave politike që dëshmuan se janë njerëz të ligjit. Ata u ulën si përfaqësues të partive politike, por realisht u sollën si njerëz të ligjit. Dua të falënderoj mijëra vëzhgues të vendit dhe të huaj që ndoqën këtë proces dinjitoz zgjedhor. Të falënderoj median që bënë transparencën e këtij procesi më mirë se kurrë në të katër anët e vendit”, tha midis të tjerash Berisha.

Ai shprehur kënaqësinë se procesi i grumbullimit të kutive deri tani është tërësisht normal. “U bëj thirrje komisionerëve që të mbajnë parasysh se ligji shqiptar i numërimit të votave dhe teknologjia më e avancuar u jep atyre shansin unik të realizojnë procesin e numërimit më të saktë në botë, çka do të thotë se është e domosdoshme që të respektojnë udhëzimet e KQZ-së dhe Kodit Zgjedhor”, vijoi ai.

Në fund, kryeministri tha se “garantoj shqiptarët se PD-ja, Aleanca për Qytetarin është e vendosur të njohë çdo votë dhe për rrjedhojë të vlerësojë dhe pranojë çdo rezultat të këtyre zgjedhjeve. Uroj dhe dëshiroj që edhe kundërshtari të ketë gatishmërinë për t’u shkëputur një herë e përgjithmonë nga praktikat e vjetra. Ky ishte një proces tërësisht normal”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-08 21:33
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›