Peqin,plagoset punonjësi i policisë

Një 22 vjeçar, punonjës i komisariatit të policisë të rrethit të Gramshit, është plagosur rëndë me mjete të forta në orët e para të mëngjesit të sotëm nga tre të rinj, një prej të cilëve është ndaluar nga policia, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. "D.K, 22 vjeç, lindur e banues në qytetin e Peqinit, u keqtrajtua rëndë rreth orës 05:00 të ditës së sotme me mjete të forta nga tre të rinj, të cilët më pas i kanë rrëmbyer edhe armën, që është sekuestruar më pas nga policia", thanë për ATSH-në burime nga policia lokale, të cilat saktësuan se ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Peqinit. Sipas policisë, menjëherë pas ngjarjes u ndalua Agim Kumbaro, 20 vjeç, ndërsa D.H, 16 vjeç dhe një person tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që të tre lindur e banues në Peqin, janë shpallur në kërkim.
Mësohet se punonjesi i policisë ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje, si dhe për ndalimin e personit të tretë të implikuar në këtë ngjarje