Për 2009-n do të ngrihen 35 qendra të reja
25/06/2009 Qendrat shëndetësore
Ngritja e qendrave të reja shëndetësore si dhe rikonstruktimi i qendrave ekzistuese do të jetë prioritet i zhvillimit të investimeve në fushën e shërbimeve shëndetësore të parashikuara për këtë vit. Konkretisht, sipas projekteve tashmë të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë, deri në fund të këtij viti janë parashikuar të ndërtohen jo pak, por rreth 35 qendra shëndetësore e ambulanca të reja, të shpërndara në të gjitha rrethet, veçanërisht në zonat ku ka mungesa të shërbimeve. Ndërkohë për një numër tjetër të konsiderueshëm qendrash (rreth 40 prej tyre) janë përcaktuar dhe fondet përkatëse që do të vihen në funksion të rikonstruksionit të godinave si dhe pajisjes me aparatura apo mjeteve të domosdoshme për ekzaminimin sa më cilësor të popullatës. Realizimi i këtyre objekteve, sipas parashikimeve të bëra, pritet të kushtojë jo pak, por 100 milionë lekë, që janë akorduar në formë granti. Megjithatë, funksionimi i këtyre qendrave për sa i përket cilësisë së shërbimeve do të vijojë të kryhet në saje të reformës së ndërmarrë nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore. Për 2008-n në janë ndërtuar në të gjithë vendin rreth 79 qendra shëndetësore dhe ambulanca të reja, ndërsa 38 të tjera janë rikonstruktuar.