PS-LSI, ashpërsohet fushata zgjedhore në rrethin e Fierit
25/06/2009 Meta: Ruçi ia mbathi nga Shqipëria më ’97-n me fustan grash
Ruçi: Merrini paratë që ju ofrojnë partitë, por votën hidheni për PS-në
Lëvizja Socialiste për Integrim ripërsëriti dhe një herë në qytetin e Fierit premtimet e saj në përfundim të fushatës elektorale. Në një miting mbajtur në këtë qytet kreu i kësaj partie, Ilir Meta, ritheksoi përpara mbështetësve të LSI-së në Fier pikat kyçe të programit elektoral, përmes të cilit synohet dalja e vendit nga kriza. Edhe pse pak ditë na ndajnë nga dita zgjedhore të 28 qershorit, duket se po ashpërsohet përditë e më shumë fushata zgjedhore e kandidatëve të Qarkut të Fierit, sidomos të forcave të mëdha politike, PS, PD dhe LSI. E ndërsa në partitë më të vogla vihet re një propagandë më e vakët, për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve për fushatën, partitë e mëdha po i harxhojnë paratë duke e bërë një fushatë tepër mediatike dhe sidomos kërcënuese për njëra-tjetrën.
Ditën e djeshme në takimin përmbyllës së LSI-së kreu i kësaj force, Ilir Meta, në sheshin qendror “Fitorja” të Fierit theksoi për kundërshtarin e tij politik Gramos Ruçi, kandidat i PS-së në këtë qytet, që të ulë armët dhe të mos nxjerrë dhëmbët kundër LSI-së, por “të kalojë i qetë ditët e pleqërisë së tij”. Nga ana tjetër, Meta theksoi para qytetarëve fierakë se nuk ka është LSI-ja që po bën aleancë me PD-në për të sjellë sërish Berishën në pushtet, por vetë PS-ja. “Në vitin 1997 ishte Gramoz Ruçi që iku nga Shqipëria i veshur me fustan grash, ndërkohë që Ilir Meta hahej dhëmbë për dhëmbë me Sali Berishën. Le të vijë këtu në shesh të burrave Gramos Ruçi dhe të pohojë pse u largua nga mitingu i Sarandës në fushatën e kaluar. Jua them unë: për aferat e turpshme korruptive dhe për lejet e pacipa të ndërtimit, ndërsa tani kërkon të bëjë lesh e li edhe Fierin. Në këtë mënyrë ai nuk fitoi besimin e sarandjotëve, të cilët e përzunë për turp dhe ia la vendin të lirë Sali Berishës”, - u shpreh Meta gjatë fjalës së tij. Nga ana tjetër, në një takim elektoral me banorët e fshatit Mbrostar të Fierit, kandidati i PS-së Gramos Ruçi tha para banorëve: “Jam në dijeni se PD-ja dhe forcat e tjetra politike ju ofrojnë para në këmbim të votës. Unë ju them sinqerisht: merrini paratë dhe futini në xhep. T’ju bëjnë mirë, se janë djersa dhe mundi juaj, pasi fushatat e tyre djegin paratë tuaja dhe taksapaguesve shqiptarë, por ama votën hidheni për atë që ju do zemra, për alternativën më të mirë: për PS-në, që së bashku do të bëjmë ndryshimin.” Duke u ndalur në programin e LSI-së, kreu i saj Ilir Meta në mitingun e organizuar në Fier u shpreh se “fitorja e LSI-së është fitorja e demokracisë në Shqipëri, është fitore e së majtës progresiste në Shqipëri, e forcave integruese dhe konstruktive në politikën e majtë, në politikën shqiptare, është e vetmja rrugë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike që e ka futur përsëri i njëjti person: Sali Berisha, ai që e dogji dhe e shkatërroi më ’97-n”. Sipas tij, fitorja e LSI-së është fitorja e “Planit për veprim”, që nxjerr 1 milion shqiptarë nga varfëria. “Është programi i vetëm sot që merr përsipër investime në industrinë e naftës, që është aq i rëndësishëm për qarkun e Fierit”, - deklaroi Meta gjatë fjalës së tij.
Ilir Meta
“Në vitin 1997 ishte Gramoz Ruçi që iku nga Shqipëria i veshur me fustan grash, ndërkohë që Ilir Meta hahej dhëmbë për dhëmbë me Sali Berishën. Le të vijë këtu në shesh të burrave Gramos Ruçi dhe të pohojë pse u largua nga mitingu i Sarandës fushatën e kaluar. Jua them unë: për aferat e turpshme korruptive dhe për lejet e pacipa të ndërtimit, ndërsa tani kërkon të bëjë lesh e li edhe Fierin.”
Gramoz Ruçi
“Jam në dijeni se PD-ja dhe forcat e tjetra politike ju ofrojnë para në këmbim të votës. Unë ju them sinqerisht: merrini paratë dhe futini në xhep. T’ju bëjnë mirë, se janë djersa dhe mundi juaj, pasi fushatat e tyre djegin paratë tuaja dhe taksapaguesve shqiptarë, por ama votën hidheni për atë që ju do zemra, për alternativën më të mirë: për Partinë Socialiste, që së bashku do të bëjmë të mundur ndryshimin në vend.”