Për 24 orë, gjashtëmijë shqiptarë të Kosovës në Shqipëri

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, rreth gjashtëmijë qytetarë nga Kosova kanë kaluar përmes pikës kufitare të Vërmicës për në Shqipëri.
“Sa i përket fundjavës, brenda 24 orëve të fundit kanë kaluar nga Kosova në Shqipëri rreth tremijë automjete dhe gjashëmijë persona. Këto janë të dhënat që kemi për 24-orëshin e fundit”, deklaroi oficeri i policisë, Ismed Hodaj, në mesditën e së shtunës, ndërsa fluksi vazhdoi të rritej në orët në vazhdim, transmeton Top Channel.
Sipas Policisë së Kosovës, numri i shtetasve që kanë kaluar për në Shqipëri është më i madh në krahasim me të njëjtën periudhë të përpara një jave dhe kjo, sipas tyre, ndodh për shkak të përmirësimit të kushteve atmosferike./Indeksonline/