Boksieri shqiptar Fajton Murati ndeshje per titull kampion ne Itali
Boksieri shqiptar Fatjon Murati do te ndeshet te premten e 19 nentorit per titullin kampion bote ne Federaten IBF Xhunior ne Sardenja te Italise. Lajmi eshte konfirmuar nga kjo federate e cila e ka caktuar shqiptarin nga Kukesi si sfidant te italianit Francesko Versaci ne ndeshjen per gjerdanin e arte ne peshen gjysme te rende. Behet fjale per nje ndeshje te rralle ne boksin profesionist shqiptar dhe qe 2 vjet pasi Luan Krasniqi braktisi ringun. Per sa i perket ndeshjes dy kundershtaret Murati dhe Versaci vijne ne kete perballje me nje rekord teper pozitiv. Boksieri shqiptar megjithese eshte vetem 20 vjec regjistron 11 fitore dhe 2 barazime ne boksin profesionist ndersa italiani Francesko Versaci numeron 16 fitore dhe vetem nje humbje. Ndeshja do te zhvillohet te premten ne ora 20. Fation Murati eshte boksieri i trete shqiptar pas Luan Krasniqit dhe Nuri Seferit qe ndeshet per nje titull te rendesishem ne boks.