Per Piktorin Llambi Blido
Mjeshtri i ngjyres ka kohe, qe e ka ulur tempin e punes, por nuk e ka braktisur ndjeshmerine e ngjyres se tij. Tashme i mjafton ndijimi, kurajo dhe dashuria per jeten, qe te miksoje boten e tij te erresuar befas
Qe Llambi Blido eshte nje mjeshter i ngjyres dhe nje vizatues i mire kjo ka kohe qe thuhet. Por Llambi serish nuk ka reshtur. Dhe, ajo qe e vlereson sot ne 70 vitet e tij eshte perpjekja e pafund per te punuar, packa kushteve. Nje e tille e diferencoi pak vite me pare me shume nga koleget e tij (te kapur ne ankthin e nderrimit te kushteve), kur bashke me dy koleget e tij me te rinj Stefos dhe Besim Tula ideuan Ekspoziten "Nentori". Fillimisht ne Muzeun Kombetar dhe ne edicionin e ketij viti, pas me shume se nje dekade ne Galerine e Arteve.
Duke u kthyer ne krijimtarine e tij thuhet se ai nuk iu nenshtrua skemave te kohes. Gjeti nje zgjidhje te tijen, qe te mos leshonte pe ndaj ndjeshmerise dhe te pikturonte te thjeshten. Kuptohet, se edhe ai, u mundua te ruhej me kujdes. Por jo duke u bere skematik dhe rutinor. Shkruan, ilustron, ben kritike profesionale dhe nuk i ndahet formimit te tij kulturor. E trajton formen me nje dashuri te rralle dhe formateve muskuloze te kohes i ve perballe ndjeshmerine dhe format e kujdesshme me nje prekje te madhe. I drejtohet me shume natyres sepse e di askush nuk do ta ngacmoje aty. Te preferuarit zgjedhin "temat e dites": fitore, aksione, lufte, rrethim. Nje moment, qe sajon dicka per nje ekspozite nga nje medie e kohes merr percaktimin si impresionizem francez. Dhe, permendja e kesaj vetie, nuk te linte aq rehat. Megjithate, ai serish iu shmang temave "te medha", por duke u pergatitur per nje kohe (sa e veshtire per tu parashikuar) qe do te paralajmerohet ne nje kohe tjeter, atje ku do ishin larg sloganet. I mjaftojne natyrat e qeta. I mjafton bota e tij."Origjinalitetin harmonik te akordeve koloristike e vuri ne sherbim te imazhit njerezor e natyres. Jo rralle femijet, vajzat, lulet ishin jo vetem modelet e tij te preferuara, por prej tyre besoj se merrte rrezatimin e fuqise se jetes qe keto imazhe percojne", shkruan artisti Stefan Taci.
Kuptohet se kritika mungon, ndersa Llambit i duhet, qe ne boten e tij qe eshte erresuar disi shume keto vitet e fundit, nga ana natyrore te vazhdoje. Te jape eksperience dhe ne bisedat me miqte e tij te mbaje te hapur debatin e vertete te artit shqiptar dhe nevojat e tij. Per te eshte e nevojshme. Arti eshte oksigjeni, qe e ka mbajtur dhe me sa duket do e mbaje ende. B.an