E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesoni nga te te vertetat e miteve



Sauna te dobeson. Furra me mikrovale shkaterron vlerat ushqyese te ushqimeve. Nese do te shpetosh nga renia e flokeve, qethu ne zero. Kush nuk bie viktime e ketyre legjendave metropolitane mbi shendetin, te ngreje doren! Sepse kur behet fjale per

shendetin, cdokush qe takojme e mban veten per mjek. Por problemi eshte se shpesh nuk kane te drejte. Ja dhjete mite false.

1. Nje gote me qumesht te ngrohte ben mire per gjumin

Sipas nje studimi te Institutit te Teknologjise se Massachusett-it, efekti gjumesjelles i triptofanit, aminoacidi ndertues i serotanines te pranishme ne qumesht eshte shume i bute: proteinat qe ndodhen te ky produkt e veshtiresojne penetrimin per ne tru. Pra, ne rast se qumeshti i ngrohte funksionon, sipas shkencetareve, kjo ndodh per arsye psikologjike.

2. Rruajtja e kokes favorizon mbirjen e flokeve

E di mire Bruce Willis, eshte shume terheqes dhe me floke te rruara, por nuk eshte se po i mbijne floket e rene. Per ta konfirmuar njehere e pergjithmone, flet drejtori

i klinikes se flokeve te Universitetit te Pensilvanise: "Majat e flokeve jane pjeset me te holla. Po t'i presesh me brisk perftohet nje fije me diameter me te madh. Rezultati jane floket me te dendur, por sasia e fijeve eshte po ajo".

3. Po te hash naten, shendoshesh

Nje grup eksperimentesh te Universitetit te Shendetit dhe Shkences se Oregon-it, te bera te disa primate, vertetoi se ushqyerja ne oret e nates nuk shendosh me shume se ajo gjate dites. Nje kalori eshte nje kalori ne cdo ore. Sipas Universitetit te Teksasit, kilet e teperta te atyre qe hane naten shkaktohen nga arsye te tjera: shtohet nje tost pasi ke ngrene

darke ose rri pa ngrene gjithe diten dhe zbraz frigoriferin naten, duke zgjedhur impulsivisht ushqime te embla apo te yndyrshme.

4. Mikrovala shkaterron vlerat ushqyese

S'ka gje me te pavertete se kjo: perimet, per shembull spinaqi ose brokolit, objekt i studimit te nje kerkimi te Universitetit te Kornellit, e ruajne perberjen e vitaminave

dhe antioksidanteve te gatuar ne mikrovale, shume me teper krahasuar me zierjen ne uje, ku humbasin me shume se trecereku: 77 per qind.

5. Dhembje dhembesh? Pi nje gllenjke

Keshilla e gjyshes qe te kthesh nje gllenjke raki apo konjak kur te dhemb dhembi eshte me te vertete e pavend. Zedhenesi i Shoqates se Dentisteve te Amerikes i bie shkurt: "Alkooli, megjithese antibakterial, nuk sheron ne asnje menyre infeksionet ne goje dhe

nuk vlen as si anestezik lokal.

6. Djale apo vajze? E tregon barku

Po te jete barku i shtatzenes shume i fryre eshte femer, po te jete i ulet eshte mashkull.

Qesharake. Nje studim bere nga Universiteti Johns Hopkins te 104 gra shtatzena, ka treguar se forca parashikuese e formes se barkut nuk kalon 50 per qind. Do

kishim pra, te njejtin rezultat po te hidhnim nje monedhe per te bere "koke a pil".

7. Njerezit perdorin vetem 10 per qind te trurit

Hipoteza eshte e sugjeruar, por nuk eshte mbeshtetur nga eksperimente shkencore. "Duke perdorur elektroda te zakonshme, eshte e lehte te shohesh se si truri eshte gjithmone aktiv

ne cdo pjese", konfirmon pergjegjesi i Institutit te Kerkimeve per Truri ne San Francisko.

"Duke vezhguar nje qelize, ne cilendo pike te trurit e ne cdo cast, veme re se aktivizohet

te pakten dhjete here ne sekonde".

8. I ngrohti ben mire per dhembjen e shpines

Edhe pse fillimisht ka nje efekt qetesues, i ngrohti nuk e kuron dhembjen e shpines. Me kalimin e kohes ky qetesim zhduket dhe dhembja mbetet e pandryshueshme. Specialistet

nga kerkimet kane arritur ne keto perfundime: "Ekziston nje lidhje e dobet, vertetuar ne nje perqindje te vogel te grupit kampion, ndermjet te ngrohtit e efektit permiresues me afat te shkurter". Ne te vertete, eshte pak.

9. Sauna ndihmon per t'u dobesuar

Djersitja qe shoqeron cdo seance saune nuk eshte nje tregues i humbjes ne peshe. Te mirat e saunes jane te shumefishta: clodh, ndihmon organizmin te nxjerre helmet e demshme, pershpejton rikuperimin pas nje sforcimi fizik, duke favorizuar eliminimin e

acidit laktik. Por nuk te dobeson absolutisht. Renia e perkohshme e peshes shkaktohet nga humbja e lengjeve permes djerses. Lengje qe, sipas mjekeve te sportit, eshte mire te rimerren gjate dites.

10. Permasat e penisit: ceshtje racash

Nuk ekzistojne prova shkencore per lidhjen ndermjet races dhe permasave te penisit. Studimi me i madh ne kete drejtim eshte ai i udhehequr nga Departamenti i Urologjise te San Franciskos (Universiteti i Kalifornise): Permasat jane te ndryshme vetem ne gjendje

qetesie (nga me te madhi te me vogli: te zinj, te bardhe, aziatike), por kane mesatare thuajse te njejta gjate ereksionit. Sa? 5.08 inc, e barabarte me 14,73 cm.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›