Rexhepi: Situate e qete ne Mitrovice, nuk cenohet siguria
Perfaqesuesit e strukturave politike dhe te sigurise ne Mitrovice, vleresuan dje ne takimin e Komitetit te Sigurise, qe mbahet ne kuader te Drejtorise komunale per Mbrojtje dhe Shpetim, se situata e sigurise ne kete qytet gjate javes se fundit ka qene e qete. Kryetari i komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, deklaroi se situata ka qene e qete dhe nuk ka pasur ndonje incident qe do te reflektohej ne gjendjen e pergjithshme te sigurise. Rexhepi permendi si hap pozitiv, fillimin e regjistrimit te mallrave komerciale nga pjesetaret e EULEX-it qe hyjne ne pikat doganore 1 dhe 31, ne kufi me Serbine. Ai shfaqi shpresen se se shpejti atje do te filloje puna normale e doganiereve te Kosoves. Per situate te qete ne Mitrovice folen edhe perfaqesuesit e strukturave te sigurise, si ata te Policise se Kosoves dhe ata te KFOR-it. Ne fund te ketij takimi, ku per here te pare mori pjese edhe nje perfaqesues i FSK-se, drejtuesit e stacionit jugor te Policise se Kosoves dhane nje raport te shkurter per punen e tyre ne vitin e kaluar. Komandanti i ketij stacioni, Bashkim Spahiu, tha se ne pergjithesi ka qene nje vit i qete.