E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për Serbinë, dilema është e qartë: ose Evropa, ose Kosova

Mesazhi i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka shënuar disfatën e politikës serbe pasi dilema për Beograditn është ose Evropa, ose Kosova.

Kështu ka deklaruar gazetari dhe analisti politik nga Beogradi, Boshko Jakshiç, njëri prej nënshkruesve të dokumentit “Ndryshimi”, me të cilin kërkohet ndryshim rrënjësor i politikës së qeverisë serbe ndaj Kosovës.
 

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Jakshiç, i cili është komentator dhe redaktor i rubrikës së jashtme në gazetën “Politika” të Beogradit, thotë se zgjidhja e vetme për veriun e Kosovës është një autonomi për serbët atje, e ngjashme me planin Z-4, që u është ofruar dikur serbëve në Kroaci.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›