E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Bisedimet me Prishtinën rinisin të hënën

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Serbinë, Borisllav Stefanoviç, ka paralajmëruar të mërkurën mbrëma se dialogu me Prishtinën do të rinisë të hënën në Bruksel dhe se një prej temave do të jenë edhe vendkalimet kufitare.
 

Në një prononcim për mediat në Serbi, Stefanoviç ka thënë se në bisedimet që ai ka zhvilluar me ndërmjetësin evropian, Robert Kuper, nuk është arritur zgjidhje për vendkalimet, por se bisedimet midis tyre do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.
 

“Do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje. Është shumë e vështirë. Serbia nuk mund të detyrohet që vendkalimet administrative t`i trajtojë si kufi shtetëror”, ka thënë Stefanoviç, i pyetur të komentojë deklaratat e Prishtinës se me marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, Serbia do të njohë kufirin shtetëror të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›