Mitrovicë, serbët ndalojnë konvojin e NATO-s pranë Bërnjakut

Serbët e veriut kanë ndaluar rreth mesnate një karvan të KFOR-it që qarkullonte nga Mitrovica në drejtim të pikës kufitare Bërnjak.
Pas një bisede mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe kryetarit paralel të komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, që ka zgjatur rreth gjysmë ore, karvani është lejuar të vazhdojë rrugën për në Bërnjak.