Per endrren e cdo shqiptari

Pas nje viti sfidash veshtiresish pengesash dhe standardesh qe duhej te arriheshin ne te gjithe jemi krenare sepse sot Shqiperia i ka plotesuar te gjitha standardet per heqjen e vizave ne menyre qe edhe ju te rinjte dhe te rejat e Shqiperise te komunikoni dhe shkembeni eksperiencat dhe idete tuaja me te gjithe te rinjte europiane pa pengesa dhe pa barriera ne menyre qe te gjithe shqiptaret te kene mundesi ta prekin Europen jo me qellimin per te qendruar atje por me deshiren dhe frymezimin per tu kthyer dhe per te ndertuar edhe ate pjese qe na ka mbetur te Shqiperise te plote europiane te Shqiperise si anetare e barabarte e familjes evropiane
Nga Ilir Meta
Kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim
Kemi shume arsye per te qene se bashku si asnjehere tjeter. Kemi shume arsye per te qene krenare dhe une mund tju them me bindje te plote se ne keto 20 vite Levizje Rinore per Integrim sot perfaqeson organizaten me te fuqishme rinore qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. LRI perfaqeson nje bashkim te jashtezakonshem te rejash dhe te rinjsh ne emer te se ardhmes. Perfaqeson nje solidaritet te papare ndonjehere pikerisht ne emer te nje te ardhmeje te perbashket per nje Shqiperi akoma me te mire. Perfaqeson energjine me pozitive ne Shqiperi per te ecur ne rrugen e progresit per te ecur ne rrugen e integrimit ne rrugen qe lufton varferine ende per shume qytetare dhe te rinj anembane Shqiperise ne menyre qe te kemi nje Shqiperi me te bashkuar nje Shqiperi me sociale nje Shqiperi me humane nje Shqiperi te vertete europiane. Kjo eshte sfida jone e madhe. Kjo eshte edhe sfida e Levizjes Rinore per Integrim. Ne 20 vite vendi ka arritur shume pot e kemi parasysh se cperfaqesonte Shqiperia e vitit 1990 dhe cperfaqesonte Shqiperia e kloneve ku shqiptaret vriteshin per te mos kaluar kufirin se cperfaqesonte Shqiperia e talloneve se cperfaqesonte Shqiperia ku shumica e njerezve vuanin edhe per gjerat me elementare. Por ne jemi te bindur se e ardhmja qe ne duam kerkon jo vetem nje progres te jashtezakonshem ne te gjitha drejtimet ku ne ende kemi shume per te bere por kerkon edhe nje vleresim edhe nje mirenjohje per te gjitha gjeneratat qe punuan dhe sakrifikuan per Shqiperine qe nga ata qe luftuan per clirimin e Shqiperise nga okupatori ata qe punuan per te thare mocalet dhe kenetat e Shqiperise ata qe punuan per te ndertuar ato hidrocentrale qe ne kemi sot per te ndertuar ato shkolla dhe universitete qe ne kemi sot gjithnje duke integruar vlerat e gjenerateve eksperiencen e gjeneratave te meparshme me energjine me motivim dhe me ambicie plotesisht legjitime te gjenerates me te re.
Gjithnje e me shume shqiptaret bashkohen me ne sepse ata shohin te Levizja Socialiste per Integrim dhe Levizja Rinore per Integrim forcat me energji pozitive forca te cilat jane dedikuar ndaj nje procesi historik per te ardhmen e te gjithe shqiptareve e te gjithe te rinjve qe eshte integrimi europian i Shqiperise.
Pas nje viti sfidash veshtiresish pengesash dhe standardesh qe duhej te arriheshin ne te gjithe jemi krenare sepse sot Shqiperia i ka plotesuar te gjitha standardet per heqjen e vizave ne menyre qe edhe ju te rinjte dhe te rejat e Shqiperise te komunikoni dhe shkembeni eksperiencat dhe idete tuaja me te gjithe te rinjte europiane pa pengesa dhe pa barriera ne menyre qe te gjithe shqiptaret te kene mundesi ta prekin Europen jo me qellimin per te qendruar atje por me deshiren dhe frymezimin per tu kthyer dhe per te ndertuar edhe ate pjese qe na ka mbetur te Shqiperise te plote europiane te Shqiperise si anetare e barabarte e familjes europiane. Kjo mund te arrihet vetem me energji pozitive kjo mund te arrihet vetem me kontrbute konkrete te secilit ashtu sikurse kontributoni edhe ju cdo dite. Kjo kerkon nje bashkepunim te te gjitha forcave rinore dhe progresiste te shoqerise. Kjo kerkon nje aleance te jashtezakonshme me te gjithe te rinjte qe duan progresin anembane Shqiperise.
Ndaj eshte shume e rendesishme qe kjo atmosfere keto ide dhe ky vrull ketu ne pallatin e Kongreseve te vazhdoje ne cdo fshat te Shqiperise qe kudo te kete LRI qe kudo te kete shprese dhe besim tek e ardhmja qe kudo te rinjte e Shqiperise anembane qyteteve dhe fshatrave tona te behen misionaret e vertete te integrimit europiane te behen promotoret e zhvillimit me te shpejte dhe me te qendrueshem te vendit.
Ndaj kemi nevoje per nje Levizje Rinore per Integrim me energji te pashtershme ashtu sikurse ju jeni sot ketu ne Pallatin e Kongreseve. Kemi nevoje per te shumefishuar Levizjen Rinore per Integrim fuqite e saj idete e saj per nje Levizje Rinore per Integrim e cila eshte plotesisht e afte te luaje nje rol vendimtar ne menyre qe Levizja Socialiste per Integrim ne zgjedhjet e ardhshme vendore te arrije nje rezultat spektakolar ne dobi te te gjithe komuniteteve anembane Shqiperise. Ne menyre qe te kemi nje force politike sikurse e theksoi edhe miku im deputeti Tavo qe eshte besnike ndaj njerezve qe eshte besnike ndaj idealeve dhe shqetesimeve te tyre qe eshte besnike ndaj endrres se cdo shqiptari per nje Shqiperi te vertete europiane.
Fjala e mbajtur ne Konventen e Levizjes Rinore per Integrim