E verteta do te dale nje dite

Familjaret shoqeria dhe opozita nuk ka nevoje per ngushellime qeveritare por per te verteten dhe drejtesine e munguar se ndryshe do te me tingellojne si te verteta gjithmone ne vesh fjalet e nje plaku te vjeter ne Kukes tek percillnim ne kortezhin e gjate njerezor te ndjerin kryetar te komunes Terthore se kjo qeveri biri im ete vret naten dhe te qan diten
Nga Gazmir Bizhga
Deputet Partia Socialiste
Perpara nente ditesh u vra ne deren e shtepise se tij ne mbremje Remzi Veseli i zgjedhur ne dy mandate rresht si kryetar i komunes Terthore perfaqesues i PS. Ende pa u percjelle per ne banesen e fundit i ndjeri nga familjaret dhe miqte ministri yne i brendshem deklaroi se vrasja nuk ishte per motive politike por nuk ka thene ende deri me sot se cili eshte motivi dhe autoret e vertete.
Perpara nje viti u vra po ne deren e shtepise se tij ne mbremje deputeti Fatmir Xhindi baba i tre femijeve i zgjedhur ne tre mandate rresht ne Kuvend si perfaqesues i PS. Nje njeri model i respektuar nga zgjedhesit dhe komuniteti i tij e qe ne jeten e tij nuk kishte patur kurre konflikte. Ende sot e kesaj dite as ministri dhe as qeveria nuk na thone se cili eshte motivi dhe autori. Perpara dy muajsh u vra ne detyre ne mbremje nje inspektor i policise rrugore ne Shkoder baba i dy femijeve dhe ende askush nga ministria nuk di qe te thote se cili eshte autori dhe motivi.
Perpara pese muajsh u zhduk nga familja e saj pa asnje gjurme dhe asnje motiv nje vajze e vogel ne Zapod te Kukesit dhe qeveria nuk di te thote se cili eshte motivi i zhdukjes. Perpara pak ditesh u bene kater vrasje ne nje dite dhe ende asnje autor nuk eshte kapur dhe Ministria e Brendshme thote se ka gjetur gezhojat por jo autoret. Perpara pese ditesh nje mesuese te gjimnazit ne Vlore i hidhet makina ne ere para deres se shtepise dhe dy dite me pas nje oficeri te policise gjyqesore ne Sarande i ndodh po e njejta gje dhe askush nga Ministria e Brendshme nuk thote se cilet jane autoret.
Brenda nje jave jane gjashte akte terroriste me eksploziv ndaj jetes se njeriut dhe prones te gjitha pa autor. Brenda dhjete muajsh jane 91 te vrare ne vend me arme zjarri pjesa me e madhe e tyre ngjarje te pazbuluara dhe pa autore pa permendur ketu aksidentet e pafund rrugore e ato ne pune. do dite ka akte grabitjesh te prones dhe dhunes ndaj qytetareve. Bile dhe sot ne mengjes ndodhi nje i ngjashem ne Lezhe. E gjithe kjo panorame te nderuar kolege nuk ndodh as ne Afganistan e as ne Irak por ketu tek ne bile edhe ne mes te kryeqytetit ku para tre muajsh vetem 300 m nga kjo salle u be nje vrasje tipike mafioze dhe ende Ministri i Brendshem nuk na ka thene se cilet jane autoret dhe motivet.
Perballe gjithe kesaj situate ku policia e shtetit eshte e pa afte te mbroje shtetasit kemi raportet roze qe na vijne nga Ministria e Brendshme shoqeruar me spektakle si ai para pak ditesh ne qender te Tiranes ku ishin angazhuar forcat speciale e policia per te kapur kriminele imagjinare se ata te vertetet nuk i zene dot. Nuk i zene dot se drejtuesit e tyre politike jane te angazhuar per te mbrojtur aferat e qeverise.
Shqiptaret nuk i paguajne drejtuesit e Policise se Shtetit per te bere shfaqje si ai qe bete ne qender te Tiranes qe me se shumti ngjante me nje film aksion per femije. As ju nuk ju paguajne per producent apo regjisor Hollivudi por per tju siguruar jeten e pronen detyre qe nuk po e beni aspak. Femijet shqiptare nuk kane nevoje qe ti shkoni ju ne shkolla si na benin dikur me xhaxhi veteranin e tju tregoni se nga eshte rruga per ne Europe e sa dite do te mund te rrine atje pa vize por tju siguronit jeten e tyre dhe te mesuesve qe mos ta pesojne dhe ata si Bleona e vogel qe prinderit e te afermit e kerkojne te permalluar. Policet e thjeshte nuk kane nevoje per spotet tuaja te reklames por per dietat e oret te papaguara nga qeveria per punen jashte orarit. Shqiptaret nuk kane nevoje per drejtues te akuzuar te Policise se Shtetit per trafik e kontrabande nafte nga vete ish ministra te kesaj qeverie e qe e kane kthyer policine e shtetit ne nje rrjet nepotik te familjes politike te Kryeministrit por per nje polici ne mbrojtje te tyre qe ju nuk do te mundni ta perdorni sic bete ne zgjedhjet e fundit per te vjedhur votat e shqiptareve apo sic bete ne Hamallaj perpara pak kohesh ku policia u perdor per te perzene fshataret nga shtepite per llogari te klanit qeveritar.
Shqiptaret duan te dine se kush jane vrasesit e deputetit Fatmir Xhindi cili eshte motivi. Kush jane vrasesit e Remzi Veselit cila eshte arsyeja e vertete. Kete duan te dine prej jush por ju kete nuk mund ta beni dot. Ju dilni e deklaroni se jeni afer autoreve por nuk na thoni se kush jane. Nuk dyshoj qe jeni afer autoreve bile nuk kam dyshuar asnjehere per kete gje se po te mos ishin autoret afer kesaj qeverie nuk kishte sesi te vrisnin ne prag te shtepise dy te zgjedhur te popullit qe ishin figura model per shoqerine por jo per qeverine. Ata dhe mund ti fshihen drejtesise per aq kohe sa eshte kjo qeveri por nuk do mund ti fshihen dot pergjithmone. Ata do te dalin nje dite para drejtesise dhe do ta thone motivin arsyen apo njerezit qe i shtyne per krimin. E verteta do te dale nje dite. Familjaret shoqeria dhe opozita nuk ka nevoje per ngushellime qeveritare por per te verteten dhe drejtesine e munguar se ndryshe do te me tingellojne si te verteta gjithmone ne vesh fjalet e nje plaku te vjeter ne Kukes tek percillnim ne kortezhin e gjate njerezor te ndjerin kryetar te komunes Terthore se kjo qeveri biri im e te vret naten dhe te qan diten.