E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca konkordanca diskrepanca dhe injoranca

Them se PDK do ti fitoje zgjedhjet pa asnje veshtiresi. LDK do te jete partia e dyte nese eliminohet talibanizmi dhe kanibalizmi nga radhet e tyre dhe ringjallet Anton eta. Koalicioni i Madh dhe ambicioz parazgjedhor AKR- PD do te faktorizohet shume nese e kalon pragun zgjedhor. AAK do te jete partia e trete apo e dyte varesisht nga LDK-e. LDD do te jete pjese e Kuvendit te Kosoves vetem si pjese e LDK-se apo AAK-se ndryshe nuk ka force ta kafshoje pragun zgjedhor sepse po i kontestohen dhembet liderit te saj

Nga Behxhet Sh. Shala

Rrogetari i deshmuar dhe Qeveria e rrezuar

Nese dikujt i vdes anetari i familjes i cili nje kohe te gjate ka lenguar nga nje semundje e pasherueshme atehere edhe vdekja pranohet me lehte sepse ne nje menyre eshte e pritshme. Familja e atij qe pritet te vdes ka kohe qe ti beje te gjitha pregatitjet e duhura dhe nuk mund te kete zhvillime te papritura. Disi edhe dhimbja eshte me e vogel sepse ne nderdije pajtohemi me ate qe pritet te ndodhe. Duke e menaxhuar veten tone edhe situaten e mbajme me lehte nen kontrolle. Prandaj edhe ceremonia e varrimit si edhe vizitat per kryeshendoshe shkojne sipas nje planifikimi te projektuar me heret. Edhe per rrezimin e Qeverise se Republikes se Kosoves jemi njoftuar me heret prandaj edhe kemi qene te pregatitur per humbjen e madhe me te cilen do te perballemi. Ndryshe nuk e di si do ti ruanim mendte e kokes. Per fat pervec vdekjes politike nuk ka pasur vdekje fizike. Si ne rastin e pare vdekjes reale edhe ne rastin e dyte rrezimit te qeverise cdo gje ka qene e ditur. Sipas nje planifikimi te atyre te cilet nga kjo situate kane dashur te perfitojne politikisht. Dikush qe ta rimarre pushtetin perseri. Dikush qe te siguroje mbijetesen politike. Te tjeret qe te konsolidohen duke fituar ne kohe. Disa ne perpjekje per ta pastruar te kaluaren e tyre te piste. Ne fund te fundit te gjithe e kerkonin nje interes qe eshte krejtesisht e natyrshme. Koheve te fundit sidomos pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit dhe largimit me nje automatizem urdherues te presidentit te vdekur politikisht te ministrave dhe zevendesministrave nga radhet e LDK-se Kosova u shnderrua ne nje cirk teater ne te cilin rolet ishin te ndara. Kuvendi i Kosoves gjithashtu u shnderrua ne nje arene gladiatoresh e sidomos ne diten kur u votua per mosbesimin ndaj Qeverise se Kosoves. Nese kjo Qeveri eshte konsideruar si e vdekur politikisht e keshtu jane shprehur thuaja te gjitha subjektet politike qe e perbejne Kuvendin e Kosoves atehere dita kur edhe u zyrtarizua vdekja politike eshte dashur te jete me dinjitoze. shte shume e pamoralshme te shkohet ne varrim e te flitet keq per te vdekurin. Nuk eshte ne traditen e shqiptarit por as te kosovarit. Tere diten e djeshme e kam harxhuar para ekranit televiziv dhe jam ndare shume i zhgenjyer me shumicen e diskutimeve te deputeteve te popullit. Mund te llogaritet ndoshta edhe si paradoks i llojit te vet dhe pa asnje dyshim qe paraqet befasi mirepo prej te gjithe deputeteve qe kane diskutuar qendrimin me dinjitoz me njerezor me joakuzues dhe konstruktiv e kane pasur deputetet e LDK-se. Nderkaq qe eshte menduar se ata do te jene agresiv akuzues injorues fyes hakmarres etj. Me kete qendrim deputetet e LDK-se e kane dhene provimin e kultures politike. Deputetet e AAK-se kane vazhduar ta luajne rolin e opozites destruktive edhe ne castet kur kjo qeveri i numeronte minutat e fundit te jetes politike gje qe nuk iu bene aspak nder dhe nuk ua rrite perqindjen e votave. Ardian Gjini eshte sharmant kur e perdore me vend humorin e zi ndersa behet i padurueshem kur fyen majtas dhe djathtas pa fakte. AAK ka pasur disa raste te arta te kerkoje mocionin e votebesimit per Qeverine e koalicionit dhe kete nuk e ka bere ndersa tash ishte kunder ketij mocioni. Nese LDK ka pasur arsye ta refuzoje pjesemarrjen ne votim per shkak te permbajtjes se tekstit te mocionit edhe une do ta refuzoja po te isha ne vend te tyte AAK nuk ka pasur asnje arsye. Madje nese kemi parasysh zhurmen qe ka prodhuar kunder Qeverise Thaci qe nga viti 2008 AAK eshte dashur qe kete votebesim ta percjelle me tupana. Disa deputete te PDK-se kane diskutuar ne stilin e Maco Lakrorit dhe shokut Pilo Peristerit ish-anetare te Politbyrose se Partise se Punes te shokut Sali Berisha . Po figura me tragjike e kesaj cirkusiade ne Kuvendin e Kosoves ka qene pa asnje dyshim pronari i kooperatives politike te quajtur AKR presidenti i saj Behgjet Pacolli. Po ctha ne fakt Moamer El Pacolli. Ne kete SEANC ministrat dhe z. ministrat e LDK-se i akuzoi per dezertim dhe sabotazhe. Presidentin Sejdiu e akuzoi per shkelje te Kushtetutes dhe DISKREPANC. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci u akuzua se e shkeli Kushtetuten e Kosoves me Fatmir Sejdiun ne KONKORDANC. Ndersa te gjithe se bashku konkretisht koalicioni ne fjale u akuzua per INJORANC. Derisa e lexonte fjalen qe i kishin shkruar te tjeret Pacolli hahej disi. Mirepo ne castet kur i rritej adrenalina apo sheqeri dhe kur e perfytyronte veten ne rolin e nje Nostradamusi qe e paska parashikuar deshtimin e ketij koalicioni te panatyrshem ai nxehej tej mase duke harruar se shume afer tij ishte ai qe ka mundesi ta ngreje ne majat e Olimpit politik por edhe ta varrose politikisht Hashim Thaci. Prandaj ne castet e rikthimit te kujteses kthehej ne te djathte duke i kerkuar falje Z. Kryeminister dhe duke ditur shume mire se nuk ka ardhmeri politike pa Hashim Thacin koken e te cilit e kerkonte. Sa isha ne vuajtje te denimit ne Stara Gradishke pata takuar nje te burgosur kroat me emrin Shtef e jo Shef sic mund ta keqinterpretoni lexues te nderuar. Shtefi ne caste te ngazellimit e glorifikonte veten e tij duke e paramenduar veten ne rolin e Napoleonit. Nuk i bente aspak pershtypje prania e te burgosurve tjere andaj ne rolin e Napoleonit ndante urdhera formacioneve ushtarake te imagjinuara komandant e strateg i se cileve ishte ai. E zhvendoste kembesorine nga nje pozicion ne tjetrin. Ashtu vepronte edhe me kavalerine dhe artilerine. Performanca e tij prej strategu ushtarak zgjaste afersisht 20 minuta. Pastaj nga roli i nje strategu dhe Imperatori sic ishte Napoleon Bonaparta ai perseri behej vdekatar i rendomte sikur te gjithe te burgosurit e tjere behej Shtefi i denuar per mashtrim dhe falsifikim. Ama per 20 minuta vertet ishte dhe ndjehej si Napoleoni. Ne kete rol ishte edhe Behgjet Pacolli dje ne seancen e Kuvendit te Kosoves. Me nje dallim qe ai e kishte tejkaluar rolin e tij prej opozitari. Sillej si te ishte vet pushteti ndonese nuk i interesojne postet politike por konstruktiviteti pozitiv dhe mundesisht fitimi i sa me shume tendereve. Ky qenka programi i zhvillimit ekonomik te Kosoves.

Zgjedhjet e jashtezakonshme ne kushte te zakonshme

Kryeministri ne doreheqje te perkohshme Hashim Thaci po sulmohet se qendron prapa organizimit te vetebesimit per Qeverine qe deri dje e ka drejtuar. shte e vertete e madhe se kriza institucionale dhe politike ka filluar me doreheqjen e presidentit Sejdiu e eshte intensifikuar me urdheresen per ti braktisur postet ministrat dhe z. ministrat e LDK-se. Kriza morale ka qene permanente. Prandaj jam i sigurt se Hashim Thaci nuk ishte pergjegjes per kete krize. Fatmir Sejdiu si lojtar i fundit shkaktoi penaltine dhe Hashim Thaci do te tregohej i marre nese nuk do ta shfrytezonte kete rast per te shenuar per te siguruar edhe nje mandat qeverises. U tregua si menaxher i afte i situates se krijuar. Si gjuetar me pervoje e zuri priten dhe nuk degjohej fare. Kundershtaret e tij nga opozita dhe pozita thonin se e hengri Hashimi. Ai i beri llogarite se cila eshte koha me e mire per ti organizuar zgjedhjet ku nuk do te rrezikohej aspak pozita e tij dhe subjektit qe e drejton. I doli se dhjetori eshte koha me e mire. Ashtu edhe po del. Konkurenti kryesor LDK u perca edhe me shume dhe nuk ka gjasa ta rrezikoje aspak. Me nje krah destruktiv apo militant krahu i Bukoshit dhe nje krah te kompromentuar politikisht nese mbetet krahu i Fatmir Sejdiut LDK nuk paraqet ndonje opsion atraktiv per votues. Gjasat e fundit qe LDK te faktorizohet eshte qe te ulen rreth zjarrit qe vet e kane ndezur te gjitha rrymat dhe ta arrijne nje kompromis qe do ta shpetonte kete subjekt nga defaktorizimi apo erozioni final. Ne me krye Isa Mustafen i cili ne berzen politike te Kosoves eshte me i vleresuari nga radhet e LDK-se. Edhe keta te LDK-se qe i mbrojne interesat personale apo grupore duhet ta kene te qarte se keto interesa mund ti realizojne me lehte nese e forcojne subjektin qe momentalisht e kane vene ne shtrat te vdekjes LDK-ne. Nese edhe me tutje vazhdojne te percahen nuk do te mund te behen as anetare te AKR-se. Hashim Thaci do ti fitoi edhe keto zgjedhje pa asnje dyshim. Edhe nje mandat qeverises. Duket se nuk ka alternative. Ka nje elektorat stabil dhe tradicional. E ka perkrahjen e miqve nderkombetare. EULEX-i po behet gati per Krishtlindje dhe me nuk eshte duke peshkuar as peshq te vegjel e as te medhenj. Endru Sparks nuk po ndihet se eshte gjalle ndersa boss-i i ri i EULESH-it gjenerali Ksavier bu de Marnak po merret me barazine gjinore. Ambasadori Dell po i bene llogarite e fundit rreth privatizimit. Ai po na merr ne ne qafe ndersa mediet po e marrin ne qafe z. Dell sepse po e keqinterpretojne. Keto medie jo te gjitha te pavarura sic jane nuk kane guxim as madje ta keqinterpretojne. Te gjitha keto i krijojne favore te dukshme Hashim Thacit per ti fituar edhe nje pale zgjedhje. Partite kryesore fushaten parazgjedhore e kane perfunduar andaj keto 10 dite per fushate i kane te teperta. Per hesapin tim keto zgjedhje as nuk jane normale e as qe mbahen ne kushte normale. As nuk do te kete mundesi te organizohen mire e as te monitorohen mire. Qe do te thote se votat do te mund te vidhen mire. Them se PDK do ti fitoje zgjedhjet pa asnje veshtiresi. LDK do te jete partia e dyte nese eliminohet talibanizmi dhe kanibalizmi nga radhet e tyre dhe ringjallet Anton eta. Koalicioni i Madh dhe ambicioz parazgjedhor AKR- PD do te faktorizohet shume nese e kalon pragun zgjedhor. AAK do te jete partia e trete apo e dyte varesisht nga LDK-e. LDD do te jete pjese e Kuvendit te Kosoves vetem si pjese e LDK-se apo AAK-se ndryshe nuk ka force ta kafshoje pragun zgjedhor sepse po i kontestohen dhembet liderit te saj.

Dhe krejt ne fund e mira e se mires te ketij Mocioni ishte se me ne fund degjova qe Piter Fejt qenka ende gjalle. Sinqerisht u pata brengosur per shendetin e tij fizik dhe politik.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›