Për herë të parë në publik, Putin e quan konfliktin në Ukrainë “luftë”

Presidenti rus, Vladimir Putin ka përdorur fjalën “luftë” për t’iu referuar konfliktit në Ukrainë , hera e parë e njohur që ai ka devijuar publikisht nga përshkrimi i tij i hartuar me kujdes të pushtimit si një “operacion ushtarak special” 10 muaj pasi filloi.
Kritikët e Putinit thonë se përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar konfliktin e Ukrainës ka qenë efektivisht i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus nënshkroi një ligj censurimi që e bën krim shpërndarjen e informacionit “të rremë” rreth pushtimit, me një dënim deri në 15 vjet burg për cilindo të dënuar.
Kështu që përdorimi i fjalës nga Putin nuk kaloi pa u vënë re.
Nikita Yuferev, një ligjvënës komunal nga Shën Petersburg, i cili u largua nga Rusia për shkak të qëndrimit të tij kundër luftës, tha të enjten se ai u kishte kërkuar autoriteteve ruse të ndjekin penalisht Putinin për “përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë”.
Një zyrtar amerikan tha se vlerësimi i tyre fillestar ishte se fjala e përdorur nga Putin nuk ishte e qëllimshme dhe me gjasë ishte një gabim i moemntit.
Mijëra janë vrarë, fshatra të tëra janë zhdukur dhe miliarda dollarë infrastrukturë janë shkatërruar që nga fillimi i pushtimit të Putinit në Ukrainë më 24 shkurt./ CNN
/rtsh.al/