Per here te pare projekti i plote per rritjen e rrogave
Rritja e pagave qe do te hyje ne fuqi nga 1 korriku per te gjithe administraten e buxhetore, do te vijoje nga minimumi 2.5 per qind per punonjesit e Sherbimit Informativ dhe 38,7 per qind per mjeket e Spitalit Ushtarak. Ne fakt, keto parashikime ende jane projekt i Ministrise se Financave, i cili do te paraqitet per miratim ne qeveri kete fundjave. Rritjen me te madhe te pagave, ashtu si edhe ishte parashikuar, do ta perfitojne mjeket me rreth 26%, ndersa infermieret do te perfitojne nje rritje page nga 9 ne 13 per qind. Gazeta "Koha Jone" per here te pare boton listen e plote te skemes se rritjes se pagave te 1 korrikut, ku jepen te dhena te hollesishme per rritjen e pages dhe te sigurimeve si ne vlere neto dhe ne perqindje per te gjitha kategorite buxhetoreve. Sipas eksperteve te Ministrise se Financave, rritja e pagave ka marre ne konsiderate edhe efektin e inflacionit. Rritja mesatare per te gjithe buxhetoret eshte 12 per qind. Mirepo, kete vit, per shkak te anetaresimit ne NATO, prioritet ne rritjen e pagave kane edhe forcat e armatosura, ndaj te cilave do te aplikohet nje rritje e pages se permuajshme ne rreth 19 per qind. Po keshtu, per shkak te rendesise qe ka marre mbrojtja e pyjeve kohet e fundit, per shkak te perhapjes ne mase te zjarreve gjate veres, policia pyjore perfiton rritje page 17 per qind. Ndersa, sistemi arsimor parauniversitar do te kete nje rritje page 14 %.
Me keto ritme rritjeje te pagave te buxhetoreve, qeveria eshte duke zbatuar nje strategji te saj te reflektuar ne programin 4-vjecar per politiken e rrogave te punonjesve buxhetore. Ne themel te kesaj strategjie eshte rritja e pervitshme e pagave ne administraten publike, ku perparesi do te kene pagat e uleta, duke synuar qe ne fund te 2009 raporti mes pages me te larte dhe me te ulet ne administraten publike te jete 1 me 5. Rritja e cmimeve dhe ndikimi saj ne shtresat e varfra dhe raporti i ketij fenomeni me rritjen e pagave ka qene ne qender te keshillave, qe Fondi Monetar Nderkombetar ka dhene ndaj autoriteteve te qeverise shqiptare gjate misionit te fundit. "Qeveria duhet te kompensoje shtresat ne nevoje qe rrezikohen me se shumti nga rritja e cmimeve te ushqimeve, ndersa rritjet reale te rrogave ne sektorin publik duhet te kufizohen fort, per te shmangur nxitjen e nje spiraleje paga-inflacion", ka thene perfaqesuesi i Misionit te FMN ne Shqiperi, Gervin Bell. Ndersa ka konsideruar te drejte ndihmen ndaj te varferve per te kompensuar efektet e cmimeve te rritura te ushqimeve dhe te energjise. Fondi i ka kerkuar Bankes se Shqiperise se duhet te vazhdoje te jete gati per t'iu pergjigjur cdo efekti te raundit te dyte nga presionet qe krijon rritja e pagave.
Qeveria shqiptare, jo vetem qe ka vendosur te rrise pagat me ritme te larta, por i ka kerkuar edhe sektorit privat te veproje ne te njejten menyre. Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka thene, pak kohe me pare, se ekonomia e qeverise nuk eshte e gjithe shoqeria shqiptare.