"Nano, kthehu te PS per debat e per kontribute"

Kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, leshoi dje nje ftese te hapur per ish-kryetarin e PS-se, Fatos Nano. Gjate nje interviste televizive per "Vizon Plus", Ruci, si nje nga eksponentet e larte te kupoles roze, ftoi ish-liderin socialist, Nano, qe te rikthehet ne parti, ku te jene strukturat drejtuese te PS-se, per te diskutuar dhe debatuar mbi ceshtje te ndryshme. Njekohesisht, duke bere nje analize te ceshtjeve kryesore, ne te cilat eshte perfshire klasa politike, Ruci u beri thirrje kreut te LSI-se qe te reflektoje duke dialoguar me PS perpara zgjedhjeve te pergjithshme. Ne te njejten kohe, numri dy i socialisteve eshte shprehur shume i sigurt ne lidhje me fitoren e PS ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te vitit te ardhshem. Nje siguri te tille, ai e ka mbeshtetur te programi i socialisteve, puna qe po behet ne takimet me bazen dhe me qytetaret ne dialogun e kryetarit Rama ne gjithe Shqiperine, ne aleancen, sipas tij, pertej politikes. Duke evidentuar deshtimin e qeverisjes se djathte, tragjedine e Gerdecit, Ruci shprehet se fitorja e PS nuk mbeshtetet vetem ne keto deshtime, megjithese, sipas tij, qytetaret kane humbur shpresat nga kjo qeverisje. Nderkohe qe, jashte komentit te tij nuk ka mbetur as perplasja nderinstitucionale per Gjykaten e Larte.
Cili eshte komenti juaj ne lidhje me perplasjen e ftohte midis Presidentit dhe mazhorances per dekretet e anetareve te Gjykate se Larte?
Kemi te bejme me nje tentative te pare te Presidentit te vendit, Bamir Topi, per te dhene sinjalin e pare, qe ai kerkon te jete i pavarur nga partia, e cila e zgjodhi ate President. Nga ana tjeter, kemi te bejme me kundershtimin e Partise Demokratike, e cila, me sa duket, qe ne momentin e pare, pavaresisht se ka tre vjet ne pushtet, filozofia dhe psikologjia e saj qeverisese eshte qe jo pavaresia e organeve te pavarura, por varesine e tyre, duke filluar qe nga institucionit i Presidentit, pra voten Topit ata ja paskan dhene per ta pasur nenkryetar te Partise Demokratike, dhe jo President.
A po synohet kapja e Gjykates se Larte, e cila do te hetoje ceshtjen "Gerdeci"?
Absolutisht nuk eshte thjesht dhe vetem ceshtja e Gerdecit. Sot kemi nje qeveri te anatemuar jo vetem nga opozita, por nga gjithe publiku per mjaft afera kriminale, sic eshte ceshtja e Gerdecit. Keshtu qe, gjithe tentativa qe po behet, gjasme ne emer te mbrojtjes se vendimit te ashtuquajtur te Gjykates Kushtetuese, fshihet qe ne fund te fundit, Partia Demokratike dhe lidershipi i Partise Demokratike kerkojne qe Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte ta uzurpoje me militante partie, me qellim qe te marre ne mbrojtje aferat e anetareve te qeverise.
Nje raport i Kongresit amerikan thote se edhe ambasadori i SHBA-se ne Tirane, Uithers, mund te jete i implikuar. Komenti juaj?
Nuk dua qe te bej komente per kete ceshtje. Nuk dyshoj aspak qe te kete pjese perfaqesuesit e ambasades amerikane ne tragjedine e Gerdecit apo ne transaksionet qe jane bere lidhur me tregtine e armeve ne Shqiperi. Gjithcka qe ka ndodhur, ne si aktore dhe faktore politike, apo opinion publike e shoqeror ne Shqiperi, duhet ta kerkojme pergjegjesine tek asnje i jashtem, aq me teper te Departamenti Amerikan i Shtetit, apo te perfaqesuesit e ketij shteti aleat, mik e dashamires te vendit tone, por duhet ta kerkojme kete pergjegjesi tek institucionet e vendit tone.
Meqenese sipas jush, mazhoranca rezulton e anatemuar nga publiku, sa afer pushtetit ndihet opozita?
Sigurisht detyra e opozites eshte qe te jete pasqyre per te treguar fytyren e vertet te nje mazhorance. Po kaq duhet te jete nje dritare, ku publiku duhet te shikoje te ardhmen e vete. Ne kemi me shume se dy vjet qe po punojme, duke percaktuar edhe fushat kryesore sic jane problemet e arsimit, te shendetesise, te infrastruktures, te bujqesise, te fshatit, mjedisit, ujit dritave etj., ku do te thosha se kemi zhvilluar kontakte periodike ne te gjithe territorin e vendit, nga Vermoshi ne Konispol.
Partia Socialiste ishte fituese ne zgjedhjet e vitit 2005 me numer votash, por menyra e llogaritjes se tyre e nxori humbese. I keni bere llogaritjet edhe per 2009-en?
Nje nga arsyet, qe ne jemi iniciues dhe propozues te ndryshimit te sistemit te zgjedhjeve, ishte pikerisht ne thelb edhe shqetesimi qe permban pyetja juaj. Te gjitha kalkulimet qe ne kemi bere, sigurisht qe i bejme llogarite per vete, por mbi te gjitha pas 17 vjetesh demokraci, perfundimisht Shqiperia dhe shqiptaret meritojne nje sistem politik dhe elektoral kredibel.
A rrezikohet fitorja nga percarja me LSI-ne?
Absolutisht. Ftesa per nje koalicion para, gjate dhe pas zgjedhjeve eshte permanent nga Partia Socialiste. Lidershipi i Partise Socialiste me gjithe turin e dialogut me Shqiperine, kerkon nje koalicion jo vetem me aleatet tane tradicional, por edhe me aleatet te rinj, dhe pse jo, jo vetem me aleatet tane, por me te gjithe shqiptaret, me qellim qe te marre te gjitha pergjegjesite e qeverisjes se ketij vendi.
Perse kjo sjellje ndaj ish-aleatit tuaj?
Pergjigjen e kesaj pyetjeje sigurisht duhet ta japin koleget tane te LSI. Neve nuk do te bejme te njejtin gabim qe ben LSI. Ne u bejme thirrje per te ruajtur qetesine. Bejme thirrje qe asnjehere nuk eshte vone, me qellim qe te vendosin urat e bashkepunimit dhe dialogimit, si perpara fushates elektorale, gjate fushates elektorale dhe mandej per mandatin e ardhshem qeverises, te qeverisjes se te majtes.
A do te kete ftese edhe per figurat qendrore, te mbetura tashme ne hije ne Partine Socialiste?
Vete Partia Socialiste ne radhe te pare ka nje demokraci dhe nje luajalitet te plote ne vite, keshtu qe asnje nuk eshte i tepert. Sigurisht qe jemi ne demokraci. Zgjidhje individuale kane plot per te bere aktore dhe faktore te ndryshem, brenda apo jashte Partise Socialiste.
Nisur nga raportet miqesore, a keni nje ftese edhe per zotin Nano?
Sigurisht, une mendoj qe une me pjesetaret e mi te familjes time politike asnjehere nuk i kam nderprere marredheniet e mira, miqesore, njerezore, familjare dhe politike. Keshtu qe edhe here tjeter kam theksuar se problemet qe ka nje familje politike eshte mire, qe mos t'i beje dhe mos t'i lere thjesht keto komunikime dhe te gjitha rrafshet t'i realizoje nepermjet ekraneve televizive dhe faqet e gazetave.