Seriali i ekzekutimeve te Barcelones, kapet i treti
Tirane - Roja Civile spanjolle arreston ne Madrid te dytin e serialit te vrasjeve qe nisen ne Barcelone dhe perfunduan ne Vlore dhe Tirane. Pas Sokol Rames, i cilesuar si kreu i nje rrjeti te trafikut te droges dhe femrave ne Gadishullin Iberik, dy dite me pare eshte arrestuar dhe i akuzuari si bashkepunetor, Enton Kabashi, 32 vjec, nga Vlora. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bene te ditur dje se Interpol Madridi ka njoftuar homologet e kryeqytetit per arrestimin mbi bazen e dosjes se depozituar me pare, ndersa pritet dokumentacioni per ekstradimin. Aktualisht ne kerkim per vrasjen e dyfishte te Barcelones eshte Vasil Bircaj, kurse nje pjesetar i katert i grupit, Elis Haxhiraj, u kap se bashku me Sokol Ramen. Pas nje rivaliteti per zonat e influences se trafiqeve ne Barcelone, me 26 shtator te vitit 2006, ata do te ekzekutonin ne nje prite bashkeqytetaret e tyre, Slejdi (Elvis) Zanaj dhe Niko (Elidon) Delaj, ndersa do te plagosej nje i trete. Kabashi ka qene i shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Tirana, kurse Gjykata e Vlores me 14 dhjetor te vitit 2006, i ka dhene masen e sigurise “arrest me burg” per vrasjen e bujshme te Pusi i Mezinit, ne shenje hakmarrje ndaj Zanajve per ekzekutimin e Leonora Rames, nenes se Sokol Rames. “Per ekstradimin e tij, autoritetet spanjolle te Drejtesise kane kerkuar dergimin e dokumenteve ne rruge diplomatike”, tha zedhenesi i policise, Klodian Branko, diten e djeshme. Sokol Rama u arrestua ne Spanje disa dite pas atentatit, por me pas u lirua dhe ne dhjetor do te ndodhte ekzekutimi ne Pusin e Mezinit. Me 22 qershor te vitit 2007, ai do te arrestohej perseri ne Madrid, ne nje vile luksoze dhe te monitoruar me kamera sigurie, nderkohe qe ne muajin mars u mohua ekstradimi deri ne bindjen e drejtesise spanjolle per provat. Interpol Tirana konfirmoi dje se brenda 40 diteve do te dergoje dokumentacionin e duhur ne Madrid dhe ne Rome per ekstradim ne Shqiperi te dy te dyshuarve. Policia spanjolle ndaloi Sokol Ramen se bashku me nje tjeter shqiptar 23-vjecar, Elis Haxhiraj. Duke iu referuar hetimeve te policise spanjolle, Rojet Civile zbuluan se dy te rinjte shqiptare fshiheshin ne nje banese ne Madrid, cka edhe inicioi nje operacion policor te quajtur “Niko”. Hetuesit verifikuan se te dyshuarit kishin marre masa te larta sigurie, perfshire ketu edhe disa pajisje zbulimi dhe kerkimi qe u gjenden ne vendstrehimin e tyre ne kryeqytetin spanjoll. Por nuk u arrestuan Enton Kabashi dhe Vasil Bircaj, qe i shpetuan ndjekjes. Pas operacionit, ne shtepine e te arrestuarve u gjet nje pistolete e kalibrit 38, sasi e madhe fishekesh, para dhe dokumente false shqiptare.
Ekzekutimi mafioz ne Barcelone
Zinxhiri i ekzekutimeve ka nisur me nje atentat ne Barcelone te Spanjes, me 22 shtator te vitit 2006, ku Sokol Rama, tashme i arrestuar, dyshohet te kete vrare Slejdi Zanin, Elidon Delaj dhe plagosur Edmond Rushitajn, pas nje rivaliteti per trafiqet e paligjshme ne Gadishullin Iberik. Policia spanjolle do te deklaronte fillimisht se atentati ishte nga nje prej me te dhunshmeve te ndodhur ndonjehere. Per te zbardhur ngjarjen jane marre ne pyetje edhe disa vajza, qe mendoheshin se ishin prostituta dhe shfrytezoheshin nga shqiptaret ne rruget e Barcelones. Po per te realizuar ekzekutimin, kater te dyshuarit e drejtuar nga Rama kane perdorur nje prite ne te dale te qytetit spanjoll, duke perdorur bresheri automatikesh. Nga tre personat qe gjendeshin brenda vetures luksoze, tip “Benz Sllon”, ka arritur te shpetoje vetem njeri, qe dha dhe deshmi per Rojet Civile.
Kater ekzekutimet ne Vlore e Tirane
Rreth 15 dite pas vrasjes se ndodhur ne Barcelone, ne Vlore u ekzekutua nena e Sokol Rames, Leonora. Autori i krimit, 16-vjecari Armando Zanaj, u shpreh se e kreu krimin per te marre hakun e vellait te vrare ne Spanje. Kur Sokol Rama mesoi vrasjen e se emes, dyshohet se urdheroi vrasjen e dajes te Slejdi Zanajt, Shpetim Mukes dhe plagosjen e nipit te tij, Edvin Zanaj. Si policia shqiptare ashtu edhe ajo spanjolle, nuk kane mundur te sigurojne prova te mjaftueshme per te implikuar Sokol Ramen direkt ne atentatin ndaj Shpetim Mukes, por dyshohet se ai eshte urdheruesi i krimit. Nderkaq, pas ekzekutimit te ndodhur me 30 nentor ne Vlore, policia e ketij qyteti shpalli ne kerkim Sokol Ramen. Me 31 tetor, ne kryeqytet, prane zones se “Berrylit”, do te ekzekutohej me plumb pas koke Edvin Zanaj, viktima e dyte ne familje dhe e treta ne fis. I riu 23-vjecar fshihej ne kryeqytet nga hakmarrja e mundshme, ndersa urdherues dyshohet po Sokol Rama.
6 Persona Kane vdekur si pasoje e atentateve zinxhir te nisura ne Barcelone te Spanjes dhe qe perfunduan ne Tirane. Fillimisht do te ekzekutoheshin dy te rinj ne Gadishullin Iberik, tre ne Vlore, mes te cileve nena e Sokol Rames dhe nje ne kryeqytet.
Armando Zanaj, vetem 16 vjec, u denua vitin e kaluar nga Gjykata e Vlores me 16 vite burg per ekzekutimin e bujshem ne qender te Vlores te 47-vjecares Leonora Rama, oficere e marines. Viktima ishte nena e Sokol Rames, motivet ishin hakmarrja.