E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për nominimet finalen

28/04/10 00:30

Miri dhe Kika përveç lojës flasin edhe për pamjen e jashtëme të Enxhit. Ata e krahasojnë Enxhin me vajzat e tjara të shtëpisë dhe me Veronica-n e Grande Fratello-s. Jetmiri thotë se Enxhi ishte shumë e mirë, ndërsa Veronica ishte e trukuar dhe me taka të larta. Pas kësaj ata flasin për Bertinën ku Jetmiri thotë se ishte simpatike si me truk ashtu dhe e pa trukuar. Kika thotë se simpatike ishte edhe Pamela e cila vishej edhe mjaft bukur. Jetmiri thotë se Pamela ishte shumë vajzë e mirë dhe Erioni thotë se ajo ishte një nga më të zgjuarat në shtëpi. Kika thotë se Pamela doli herët dhe nuk arriti të jepte atë që duhej. Kështu biseda e tyre zhvillohet për eleminimet dhe nominimet që do të vijojnë edhe për kohën që kanë betur. Erioni i thotë Kikës se ai nuk ka për tu eleminuar këtë javë dhe javës tjetër nuk ka për të dalë në nominim sepse i ka konsoliduar mardhëniet me të gjithë banorët. Kika thotë se ai edhe nëse nuk del, ka për të qënë përsëri në nominim sepse nuk do të kenë kë të nominojnë tjetër, pasi pjesa më e madhe Domi, Seldi, Mandi, Klodi dhe Jona kanë më shumë afrimitet mes tyre sesa me të. Jetmiri thotë se tashmë ata duhet që të shijojnë kohën që ka ngelur sepse tashmë e kanë dhënë atë që mund të jepnin në shtëpi. Të njëjtën gjë thotë edhe Erioni dhe Kika të cilët theksojnë se nëse e kanë dhënë diçka të bukur për publikun ai nuk ka për ti eleminuar këtë javë dhe ndoshta do të shkojnë që të tre në finale. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›