E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per pak asfalt me teper

Dhjete monumente qe kerkojne rruge. Gjatesite ku duhet nderhyre 500m - 5km


Qendra Rajonale e Trashegimise ne Sarande ka hartuar nje liste me 10 monumente per te cilat duhet investuar ne rruget qe te cojne drejt tyre. Dalengadale afron sezoni veror e ai turistik dhe dyndja e vizitoreve vendas e te huaj ndihet me se shumti te veprat e trashegimise. Por jo tek te gjitha mundet te shkohet lehte.


Te disa prej tyre shkohet mire deri ne nje fare vendi per shkak se rruga eshte shtruar e si te thuash me pas nis pjesa tjeter si segment me status dhie qe e ben te veshtire shkuarjen deri te pika e enderruar. Kjo vlen dhe per vizitoret kembesore edhe per ata te organizuar qe levizin me autobuse.


Fjala vjen ne krye te listes eshte Manastiri i 40 shenjtoreve siper qytetit te Sarandes qe megjithese nje trashegimi e rralle monumentale nuk posedon nje rruge normale per te shkruar deri aty. Ne projekt-vizionin e Bashkise eshte ideuar nje shkallare gjigante por qe milionat qe duhen per te e bejne pak utopike.


Nderkohe ka monumente si Manastiri i ifligut apo Kisha e Shen Janit te cilat jane shume afer rruges automobilistike qe te con nga Saranda ne Greqi por te veshtira per tu vizituar per shkak te rruges.


Sipas kreut te Drejtorise Rajonale Sarande Ilir Papa ceshtja eshte qe monumentet e piketuara te plotesojne standardin e rruges normale drejt tyre dhe me pas eshte ne zgjedhjen e cdokujt individualisht apo ne menyre te organizuar sic per shembull shoqerite turistike qe ti perfshijne ne axhendat e tyre keto monumente.


Nder te tjera ne liste perfshihen Xhamia e Gjin Aleksit ne Delvine rruga per ne Manastirin e Shen Merise ne Kakodhiq po te Delvines apo rruga per ne Manastirin e Shen Kollit ne Mesopotam e per ne ate te Kostarit e Peshkepise ne Krekez.


Gjatesite e rrugeve ku duhet nderhyre variojne nga 500 metra deri ne 5 kilometra maksimumi. Kete liste investimesh ne rruget e monumenteve Agjencia Rajonale ia ka cuar se fundi Keshillit te Qarkut Vlore per te bere te mundur sigurimin e nje financimi.


Finiqi gati per bileta


Siti arkeologjik i Finiqit eshte gati per tu vizituar por per here te pare me pagese. Sipas kreut te Monumenteve Sarande Ilir Papa eshte miratuar nje projekt ne ministrine e linjes i cili ka marre miratimin edhe te Keshillit te Qarkut e tani pritet financimi nga PNUD.
Finiqi sic dihet posedon nje prej teatrove me monumentale me skene te zbuluar por me shkallare qe jane ende ne zbulim e siper.


Rruga deri 100 metra larg sitit eshte e asfaltuar e kulmon me nje shesh-pushim per automjete. Me pas eshte projektuar nje shkallare me parmake per tu ngjitur ne kumin e kodres ku eshte pasuria e madhe monumentale muret e vendbanimet antike dhe padyshim teatri.


Projekti parashikon vec shkallares dhe sajimin e rrugeve te brendshme per vizitoret si dhe nje minizyre ku do qendroje nje administrator ciceron apo biletashites. Ky projekt e fut ne nje faze tjeter Parkun e Finiqit nder me te njohurit site arkeologjike ne nivel kombetar rajonal e nderkombetar.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›