E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plani i PS-se per demonstraten

Zbulohen detajet e tubimit qe do te organizoje opozita shqiptare me 21 janar ne Tirane per largimin e qeverise Berisha


Kryesocialisti iu jep deputeteve dhe te zgjedhurve vendore te PS porosite per protesten


TIRAN - Partia Socialiste ka nisur pergatitjet per demonstraten qe pritet te zhvillohet me 21 janar ne Tirane. Kreu i socialisteve Edi Rama ka zhvilluar diten e djeshme nje seri takimesh me deputete dhe krere te qeverisjes vendore te ndare sipas qarqeve.


Ne te gjitha keto takime te cilat kane zgjatur perreth 30 minuta lideri i opozites ka udhezuar te zgjedhurit socialiste mbi demonstraten qe do te zhvillohet kete te premte.


Burime nga keto takime bejne te ditur per gazeten Shekulli se kryesocialisti ka porositur deputetet qe ti drejtohen zonave te tyre elektorale per te komunikuar me qytetaret. Kjo nuk eshte thjesht nje proteste si te gjithe te tjerat ndodhemi ne nje situate komplet tjeter ndryshe nga ato qe kemi pare.


Prandaj duhet te angazhohemi te gjithe per rrezuar qeverine te mberthyer korrupsioni i cili u pa i qarte ne syte e te gjithe shqiptareve - mesohet te jete shprehur gjate takimit kryesocialisti Rama.


Ai ka kerkuar nga te gjithe deputetet dhe drejtuesit vendore qe te komunikojme me shume me zgjedhesit pasi skandali qe perfshiu qeverine ka nje ndjeshmeri te madhe dhe per pasoje reagimi i qytetareve do te jete edhe me i madh.


Detajet e tjera te protestes do te diskutohen brenda ketyre diteve dhe do te vendosen nga sekretariati i Organizimit ne Partine Socialiste.


Nje porosi e dhene ne kete mbledhje ka te beje me organizimin dhe sjelljen e qytetareve nga te gjitha rrethet. do qytetar qe do te kerkoje te protestoje dhe do te vije ne Tirane do te organizohet ne qytetin apo komunen ku jeton se bashku me drejtuesit socialiste.


Deputetet e te gjitha zonave elektorale do te jene prane qytetareve dhe do ti percjellin ata gjate gjithe kohes. Te zgjedhurit socialiste do te jene pergjegjes per protestuesit ne rast se do te kete tentativa per bllokimin e mjeteve qe pritet te vijne ne Tirane.


Per kete arsye duke marre shkas nga praktikat e kaluara ku shume autobuse paten probleme teksa mberrinin ne kryeqytetet deputetet do te jene se bashku me protestuesit qe probleme te tilla te mos ndodhin serish.


Per zona qe jane edhe me te largeta eshte porositur qe te krijohet mundesia per nisjen disa ore perpara fillimit te protestes per arsye edhe te trafikut qe mund te krijohet nga automjetet e shumta qe do ti drejtohen Tiranes per pjesemarrje ne demonstraten e opozites.


Per sa i perket menyres se si do te zhvillohet organizuesit e Partise Socialiste do ti orientojne protestuesit ne kater pika te ndryshme te kryeqytetit.


Ashtu sic kemi pare ne protestat e kaluara qarqe te ndryshme do te mblidhen ne vende te ndryshme afer bulevardit Deshmoret e Kombit dhe do te nisen njeheresh per te dale ne demonstrate. Kohezgjatja e protestes ende nuk eshte percaktuar nga drejtuesit socialiste. Mesohet se kjo proteste do te varet nga vullneti i njerezve per te protestuar dhe daljes se tyre ne shesh per largimin e qeverise.


Kreu i socialisteve deklaroi dje se demonstrata nuk eshte e PS por e shqiptareve qe duan shtet

Rama Ne demonstrate per te mos pranuar degjenerimin


TIRAN - Per liderin e opozites Edi Rama 21 janari nuk eshte demonstrata e Partise Socialiste per pushtet po demonstrata e shqiptareve qe duan shtet. Prandaj duhet dale ne demonstrate te premten ne 21 janar. Qe te kete shtet per qytetarin shqiptar. Ska shtet per qytetarin me nje pushtet kusar qe vjedh voten.


Prandaj duhet dale ne demonstrate te premten me 21 janar. Qe te kete shtet per qytetarin shqiptar - deklaroi dje Rama nga selia roze. Sipas tij ska drejtesi per qytetarin me nje pushtet matrapaz qe perdite perfiton padrejtesisht duke grabitur e braktisur popullin e vet. Prandaj tha ai qytetari duhet dale ne demonstrate te premten me 21 janar qe te kete shtet per qytetarin shqiptar.


Kreu i PS-se theksoi se ska me shume te ardhura per qytetarin po vetem me shume borxhe me nje pushtet kusaresh e matrapazesh qe ndalojne konkurrencen per te gllaberuar me bllok ne dore cdo pasuri e mundesi te atyre qe se mberrijne dot muajin prej pafuqise ekonomike. Prandaj duhet te dale ne demonstrate te premten me 21 janar.


Qe te kete shtet per qytetarin shqiptar. 21 janari nuk eshte data e protestes se radhes se socialisteve por dita e demonstrates se njerezve te zakonshem te ketij vendi socialiste e demokrate apo pa parti burra e gra te moshuar e te rinj qe nuk e pranojne degjenerimin e atij bllokut te pislleqeve qe mban ne dore qeveria.


Qe te kete shtet per qytetarin shqiptar duhet te dale ne demonstrate me 21 janar - u shpreh kryesocialisti. Rama apeloi ndaj kryeministrit qe te dorezoje bllokun e neveritshem te pislleqeve dhe ti hape rruge popullit per te zgjedhur me voten e lire qeverine.


Ai nenvizoi se demonstrata e 21 janarit eshte venia ne veprim e popullit pas ezaurimit te te gjitha mundesive per te mbrojtur Kushtetuten ligjin institucionet dhe lirite e te drejtat e qytetareve permes perpjekjes se opozites politike.


Kryetari i PSD-se apel qytetareve per tiu bashkuar demonstrates se opozites

Gjinushi Shqiperia te ndjeke shembullin e Tunizise


TIRAN - Kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi ka sjelle ne vemendje protestat qe po zhvillohen ne Tunizise dhe se Shqiperia duhet te ndjeke kete shembull.


Duhet larguar qeveria me e korruptuar ne Europe... me e korruptuar se ato ne Ruanda dhe Uganda dhe Shqiperia duhet te ndjeke te pakten shembullin e Tunizise. Videoja eshte vetem nje ilustrim spektakolar i llumit te kesaj qeverie eren e te cilit shqiptaret e ndjejne cdo dite.


Shqiperia duhet te ndjeke shembullin e Tunizise duhet te jete nje shembull jo per te larguar kete qeveri te korruptuar por qe edhe neser asnje qeveri te mos guxoje te abuzoje - deklaroi dje aleati i Partise Socialiste. Sipas tij cimkat nuk jane profesion i opozites por i kesaj qeverie ku ministri dhe zevendeskryeministri spiunojne njeri-tjetrin dhe jane profesion i LSI-se ku nenkryetari e kryetari spiunojne njeri-tjetrin.


Ai theksoi se cdo qeveri me sado pak moral do ta kishte dhene doreheqjen vete dhe qeveria e sotme nuk e ka nje moral te tille. Sala e do te nje te shtyme. Kete te shtyme do tia japin shqiptaret me 21 janar - deklaroi Gjinushi.


Ndoka Vetem zgjedhjet e reja i japin fund krizes


TIRAN - Nje tjeter aleat i socialisteve kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka ka ftuar dje popullin ne demonstrate duke theksuar se vetem zgjedhje te reja politike i japin fund krizes dhe garantojne nje qeverisje normale dhe te ligjshme. PDK kerkon zgjedhje te reja politike sepse zgjedhjet e 28 qershorit ishin te manipuluara dhe qeveria e kryeministri refuzuan transparencen duke futur vendin ne krize politike - deklaroi Ndoka.


Sipas tij per kryeministrin Berisha i denueshem dhe amoral eshte denoncimi i vjedhjes dhe jo banda e hajduteve qe qeveris sot vendin. Ai ftoi shqiptaret te majte e te djathte qe ti bashkohen demonstrates se opozites e cila do te shenoje fundin e diktatures se Berishes. Qeverisja aktuale ka deshtuar nuk ngjall me shprese ka humbur besimin eshte zhytur ne skandale dhe po perdor mandatin per te plackitur vendin. Ftojme qytetaret te dalin ne proteste per te larguar kete qeveri mafioze - ka pohuar Ndoka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›