Post-komanda e nendheshme

Nje simbol i lindur ne kulmin e paranojes se diktatures tuneli vendstrehues ne kalane e Gjirokastres.
Ideatoret per nje muzeu komunist duke pare se cndodhi me Piramiden thone se objektet e ndertuara ne regjimin diktatorial po gjykohen si objekte turpi.
Ky paragjykim po e shkaterron ate qe duhet konsideruar trashegimi
Organizata per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastres e ka pjekur tashme idene se i ashtuquajturi tuneli komunist ne Gjirokaster i ka mundesite te jete nje muze i komunizmit.
Ne tetor 2010 kjo organizate u be shkas qe ne Muzeun Historik Kombetar te diskutoheshin disa ide se si duhet te jete nje muze mbi komunizmin dhe paten ftuar specialiste gjermane per reformimin e institucioneve te kujteses historike pas renies se Murit te Berlinit ngaqe vete Organizata shkurt Fondacioni Gjirokastra pergatitej te hape ne vendlindjen e Enver Hoxhes nje muze per kete periudhe historike.
Shtrohej pyetja a duhet te jete pjese e muzeumeve periudha komuniste e Shqiperise Ndersa Drejtuesi gjerman i Organizates Stephan Dmpke pati theksuar ne muzete e Gjirokastres nuk gjen gjurme te Enver Hoxhes kurse ne Muzeun Historik Kombetar nuk gjen gjurme te diktatures.
Elenita Roshi nendrejtoreshe e ORZHGJ i tregoi Shekullit disa detaje per kete objekt dhe i ben nje interpretim motiveve pse ai meriton te jete sot ne guiden turistike te qytetit dhe neser te merret seriozisht nga organet vendore per ti dhene funksionin dhe statusin e muzeut.
Tuneli komunist
Elenita e quan delikate ceshtjen e trashegimise komuniste. Ka nje lloj paragjykimi quhet e kote po aq e parakohshme qe ti jepet statusi trashegimi. Thone pse duhet te merremi me kete. Te tjere mendojne sna e mban xhepi mos na shtoni dhe nje tjeter hall. Vajza tregon se Bashkia e Gjirokastres kishte terhequr vemendjen per ndaj nje objekti misterioz ne kala.
Dhe u bene ca kohe qe Organizata ku ben pjese Elenita e ka futur objektin ne axhenden turistike te qytetit. Kaq gje as mjafton dhe as e justifikon mundesite qe objekti ka per te treguar veten. shte nje post-komande keshtu quhej atehere. shte nje strehim bunker nen kalane e Gjirokastres. Ndodhet nen burg.
Prej tre vitesh qe organizata ka administruar zyren e pare per informacion turistik ne Gjirokaster ka pasur kerkesa nga turistet per te pare gjurme te izolimit te dikurshem te vendit.
Elenita Dicka kurioze po ndodh ne Gjirokaster dhe mbase dhe tjeterkund ne Shqiperi vizitore te huaj po shfaqin interes dhe ne ate pjese te trashegimise se qytetit qe i perket periudhes komuniste ketu perfshihen bunkeret vend-strehimet te cilat ishin ne gjendje te strehonin institucionet qendrore te Gjirokastres libra ne anglisht te liderit komunist Enver Hoxhes si dhe shtepia e tij ne Gjirokaster.
Pyetja kryesore eshte a mundet qe keto godina te paperdorura ndonjehere te konsiderohen trashegimi Nje nga vend-strehimet me interesante i ashtuquajtur nga organizata tuneli komunist ka qene fokusi i punes tone per ti kthyer pergjigje kesaj pyetje.
Nga kerkimet analizat dhe studimi ne vend i objektit doli qe eshte jashtezakonisht interesant per vleren arkitektonike brenda gjithe vleres se arkitektures ushtarake per vendndodhjen dhe sigurisht per historine sado qe tuneli i ndertuar gjate dhe pas vitit 1974 viti i paranojes se diktatures qe coi ne bunkerizimin masiv te vendit nuk qenka perdorur.
Ky qe po flasim eshte nje fortifikim administrativ tregon Elenita Komiteti i Partise dhe Komiteti Ekzekutiv duhej te mblidheshin aty dhe te operonin njesoj sikur te ishin jo nen dhe.
Duke hyre aty brenda ti ndjen peshen e kohes nga menyra si ishin ndertuar zyrat e Komitetit te Partise dhe Komitetit Ekzekutiv jane te tera njesoj. Zyrat e sekretarit te pare te njerit komitet dhe tjetrit kane dhe permasat njesoj.
Ata ka nisur te bejne nje tunel 300 m te gjate qe do te lidhte Komitetin e Partise me Komitetin Ekzekutiv dhe ai tunel eshte rrezuar.
Dy godinat nuk komunikojne. Mendoni se cfare tmerri ka qene hapja e tunelit vazhdon Elenita. Punimet kane filluar me 1974 dhe vazhduan per disa vjet. Komiteti Qendror jepte direktive qe te behen vendstrehime per civilet dhe ndermarrjet kishin per detyre qe te vendosnin nje pjese te buxhetit per ndertimin e tunelit. Kemi intervistuar dhe inxhiniere qe kane punuar aty dhe nuk e kane idene se sa ka qene kostoja. Ka pasur nje ndertim progresiv.
Nga studimi gjeologjik qe ka bere Fondacioni ka dale qe struktura eshte ne rregull. Ne Arkivin i Gjirokastres jane gjetur materiale qe paraqesin rregullat e operimit te brendshem te vendstrehimit.
Elenita Kemi takuar persona qe jane marre me ndertimin filozofik te sistemit mbrojtes dhe parimi baze ishte organizimi shume i shpejte i popullates dhe fshehja ne vendstrehime. Nje sistem mbrojtes ne mesin e Luftes se Ftohte por mendoni mbrojtja jone ishte jashte kohe nje sistem qe per mendimin tim behej per ti marre mendjen shqiptareve.
Turizmi dhe emocionet tona
Eksperti i trashegimise kulturore Lorenc Bejko ne faqet e Shekullit ka ngritur shqetesimin qe trashegimia kulturore shqiptare e shekullit te njezet nuk eshte e dokumentuar dhe e studiuar.
Ai ka paraqitur nje harte te trashegimise moderne ku perfshihen uzina fabrika kombinate po edhe bunkere reparte zona ushtarake burgje.
Por duket akoma larg qe kjo trashegimi te njihet nga shteti te ruhet duke rrezuar ne kete menyre paragjykimin qe rendon mbi nje kategori objektesh qe opinioni publik i identifikon me ne menyre te siperfaqshme dhe emocionale me te kaluaren. Te njejtin shqetesim ngre edhe nendrejtoresha e Fondacionit Gjirokastra.
Per tunelin komunist ose post-komanden e nendheshme po pergatitet nje botim sepse nuk mund ta cash rrethimin duke mos i bindur partneret dhe qytetaret se ky objekt perben nje vlere per ta.
Fatkeqesia jone eshte qe e shohim ate periudhe si nje lloj turpi si nje plage qe duhet fshehur. Nuk po them qe ne duhet te jemi krenar per komunizmin por duke mos u marre me te nuk nxjerr dot mesime. Trashegimia nuk eshte nje vije e caktuar ne histori.
Elenita kembengul se me kosto shume te uleta ky objekt duke marre statusin e trashegimise kombetare dhe duke u kthyer ne muze behet shume mire i vizitueshem.
Kur kjo vlere e trashegimise mund te sjelle te ardhura kur ka kerkese per nje muze te tille pse jo Por kemi vendosur te ecim shume avash. Edhe diskutimi per Piramiden e tregoi edhe njehere se sa te polarizuara jane mendimet. Ne po e fillojme njehere per njehere me postekomanden.
Fondacioni ka bere studime paraprake te tregut dhe i rezulton se ka nje terheqje te pashmangshme turistike drejt kesaj pike. Ai sugjeron hapjen e nje shtegu qe te siguron shume kollaj viziten e komplet Qendres Historike te Gjirokaster. Itinerari do ishte Sheshi i ercizit prej ku shikon tunelin ngjitja lart ne kala nga porta e lagjes se pazarit te vjeter viziton gjithe kalane dhe kthehesh ne qafen e pazarit.
Sic u tha tuneli nuk eshte perdorur. Jane bere prova. Ka njerez gjalle akoma qe kane deshmuar se kane ndenjur disa dite aty. Tuneli ka qene i pajisur per kushtet e nje vendstrehimi. Elenita thote se eshte vjedhur me 1997. Ajo e di se tunele si ky Shqiperia ka pasur plot.
Ne kete aspekt ky objekt i trashegimise komuniste nuk eshte i jashtezakonshem. E jashtezakonshme eshte qe nje vend i varfer qe shpenzon para per mbrojtje dhe tani harrohet. Kjo eshte fatkeqesi. Duhet treguar vazhdimesia.
Idete konkrete per muzeun do te vijne pasi te merret njefare konsensusi nga pushteti vendor e qendror dhe te kryhet procesi i pranimit te kesaj trashegimie.
Duke perfunduar ajo ben te ditur se jane marre ekspertize nga te gjitha anet per muzeun komunist ne tunel. Po qe se nuk pranohet me dhune nuk mund te behet. Thelbesorja eshte qe te ndertojme tradite te brendshme kombetare e cila shume shpejt na jep iluminimin se ku po na ndertohet nje trashegimi e re.
Studimi
Organizata ka kryer kerkime dhe ka studiuar terrenin. Ja nje planimetri e vend-strehimit dhe te 57 ambienteve te tij 2130 m2 te germuar 80 metra brenda Kodres se Kalase Nje nga hyrjet e vend-strehimit Shkallare per ne cisternen e ujit ne vend-strehim Logo per muzeun e luftes se ftohte dhe te izolimit qe sugjerohet te jete ne vend-strehim. Matjet/analiza dhe logo jane realizuar nga arkitekt Kreshnik Merxhani.
Kerkimi i kryer nga Rudenc Ruka perfshin gjithashtu intervista me persona qe jane perfshire ne hapjen e ketij vend-strehimi. Planimetria fillestare apo projekti i ndertimit nuk u gjeten. Kerkimi dhe matjet e vend-strehimit do te botohen se shpejti nga GCDO.
Dokumente te pabotuara me pare dhe te gjetura ne Arkivin e Shtetit ne Gjirokaster pershkruajne 21 urdhra qe kane te bejne me aktivitete ushtarake dhe qe jane te pergatitura dhe te aprovuara nga Kryesia e Komitetit Ekzekutiv te K. P. Rrethit ne 23.12.1972.
Shqetesimet kryesore te shprehura ne to kane te bejne me koordinimin e ndertimeve mbrojtese si dhe aktivitetet stervitore ushtarake te popullsise civile ne rrethin e Gjirokastres. Plani kohor i aktiviteteve koordinohet ndermjet industrise lokale fabrikave dhe fermave kolektive bujqesore. Shpenzimet per keto veprime do te mbulohen nga vete strukturat civile.
Nga kater propozime asnje
Ska projekte ska komisione per trajtimin e kesaj periudhe. Ne kete perfundim doli drejtori i Muzeut Historik Kombetar ne Tirane kur u pyet se cfare po behet per pavijonin e komunizmit ne kete muze.
Deshtoi edhe propozimi per nje muze te komunizmit ne ish-burgun e Shkodres.
shte folur per nje muze ne ish kampin burg te Spacit.
Nje kend i tille ne Shqiperi sot mungon.
fare vlerash do te kishte nje muze mbi komunizmin
- informim
- sjellja e publikut nepermjet ekspozitave brenda asaj historie
- si institucion i kujteses mberritjen e nje lloj paqeje sociale
- per te bere pyetje kritike mbi historine dhe agjitacion mbi njerezit