E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës, dje në orët e pasdites deri sa kishte hyrë për ta pastruar pusin që furnizonte familjen e tij me uji të pijes, nuk ka mundur më të dalë i gjallë nga aty.

Indeksonline mëson se vapa e madhe dhe qëndrim i gjatë në pus, ia kanë komplikuar frymëmarrjen, më ç’rast R.G edhe ka mbetur i vdekur.

Pusi, gati fatal ka qen edhe për një pjesëtar të zjarrfikësve i cili kishte hyrë për ta nxjerrë trupin e pa jetë. Një qytetarë nga vendi i ngjarjes tha për Indeksonline se pjestarit të zjarrfikësve i ishte shpenzuar tërë oksigjeni deri sa po e nxjerrtë trupin e pa jetë nga aty. "Ai ka dalë pa ndejë nga pusi, por pas disa minutash i është kthyer vetëdija".

Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen Sofali të Prishtinës, konkretisht në rrugën "Shpëtim Robaj".

Megjithëkëtë, Policia e Kosovës rastin për kolegun e tyre e ka hapur si vdekje e dyshimtë.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ka humbur jetën, pasi që i njëjti kishte hyrë në një puset që shërben për furnizim me ujë dhe dyshohet që si pasojë e mungesës së ajrit i njëjti ka mbetur i vdekur. Vdekja është konfirmuar nga mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke mos e zbuluar identitetin e tij. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›