Per te mos u semurur nga kanceri i gjirit
Faktoret qe ju rrezikojne; Si ta shmangni; Duke u vetediagnostikuar; Dhe duke bere kontrolle te herepashershme.
Pavaresisht se nuk ben pjese ne tumoret me shkalle rrezikshmerie te larte, tumori i gjirit eshte nje semundje qe prek kryesisht femrat, sidomos pas moshes 35 vjec. Sipas statistikave, ne 100 mije femra 44 prej tyre rrezikojne te preken nga tumori ne gji.
Por duket se me kapjen e shpejte dhe diagnostikimin ne kohe, kanceri i gjirit mund te kurohet dhe pas sherimit te plote, mundesia per te vazhduar nje jete normale eshte e sigurt, pa harruar konsultimet e herepashershme me mjekun. Dhe nuk eshte aspak e veshtire.
Pervec konsultave dhe vizitave tek mjeku specialist, edhe ju vete mund te vetediagnostikoheni dhe te drejtoheni tek mjeku ne rast se vereni dicka te dyshimte qe ju shqeteson.
Vetediagnostikimi, ka te beje me shikimin dhe prekjen. Nje femer qe i ka kaluar te 20 vjetet duhet te mesoje qe nje here ne muaj te beje nje kontroll te imtesishem te gjirit. Per ta bere kete, duhet te zhvisheni nga mesi e lart, te dilni para pasqyres dhe te shikoni me vemendje nese te dy gjokset kane madhesi te barabarte (duke marre parasysh qe disa femra e kane vete nje gji me te madh se tjetri), nese qendrojne te dy ne te njejtin nivel.
Nese vini re se njeri prej gjinjve eshte me i rene apo me i vogel, duhet te drejtoheni menjehere tek specialisti.
Pa harruar te shikoni me vemendje edhe kokrrat, te cilat duhet te kini parasysh qe gjithmone duhet te jene ne qender te gjoksit. Pastaj ngrini duart lart dhe shikoni nese vini re ndonje terheqje te lekures apo nese njeri nga gjinjte ngrihet me lart se tjetri. Me pas filloni te beni nje kontroll te imtesishem me dore. Me gishtat e dores filloni te beni levizje nga poshte lart mbi siperfaqen e gjirit si ne figure, dhe pastaj levizje ne forme rrezesh ne qender te gjirit. Nese gjate prekjes dora ju kap ndonje kokerr apo dicka tjeter te dyshimte, tregon se ju nevojitet nje vizite tek mjeku specialist.
Ne formimin e kancerit ne gji ndikojne disa faktore dhe me kryesori prej tyre eshte seksi. Femrat jane gjithmone me te predispozuara per te pasur kancer gjiri. Por kjo nuk do te thote se meshkujt perjashtohen. Rralle, por ndodh qe edhe nje burre te kete tumor ne gji. Megjithate perqindja eshte shume e vogel, rreth 1,4 per qind.
Faktor tjeter risku eshte mosha. Me rritjen e moshes rritet edhe mundesia per t'u prekur. Kryesisht kufiri fillon nga 35 vjec e lart. Pa lene menjane edhe trashegimine. Ne shume raste kanceri i gjirit mund te jete i trashegueshem nga nena tek vajza apo nga njera moter tek tjetra.
Qendron gjithmone i pranishem rreziku kur njeri prej gjinjve ka pasur tumor, mundesite jane dhjete here me te larta qe tumori te preke edhe gjirin tjeter. Keshtu qe ato femra qe jane kuruar me pare nga nje tumor ne gji, duhet qe here pas here te bejne vizita dhe konsulta tek specialisti per te mbrojtur gjirin e shendoshe.
Edhe rrezet jonizuese jane te rrezikshme. Behet fjale per rreze te shkaktuara p.sh. nga aparatet e radioskopise, por pas moshes 40 vjec ky rrezatim eshte i paperfillshem. Nder faktoret kryesore bejne pjese edhe ata endokrine dhe riprodhues.
Si per shembull mosha e ardhjes se menstruacioneve. Risku eshte me i madh kur menstruacionet kane ardhur rreth moshes 12 vjec dhe me i vogel pas moshes 16 vjec.
Gjithashtu edhe menopauza perben nje faktor rreziku qe shtohet me lenien e hershme te menstruacioneve. Pa harruar ketu edhe lindshmerine. Duket se lindja para moshes 20 vjec dhe e sa me shume femijeve, kthehet ne mburoje mbrojtese per kancerin ne gji.
Por edhe kontracepsioni duhet marre parasysh si faktor, kur vazhdohet gjate dhe fillohet ne moshe shume te re. Ndoshta nuk e dinit, por edhe dieta luan rol shume te rendesishem ne mbrojtjen ndaj tumorit te gjirit.
Dieta hiperkalorike dhe e pasur me yndyra shtazore duhet te zevendesohet me ushqime te lehta me baze frutash dhe perimesh, per te qene me te sigurta. Gjithashtu obeziteti perben nje nga shkaktaret e prekjes se tumorit ne gji. Grate mbi peshe duken me te rrezikuara nga tumori ne gji.
Simptomat
Cilat jane disa nga simptomat e prekjes se mundshme nga tumori ne gji? Nder simptomat me kryesore ben pjese ndryshimi i gjirit, i madhesise ose i formes, terheqja e lekures ose plage te ndryshme, spostim apo sekrecione nga kokrra e gjirit si dhe gjendra te dukshme ne zonen e sqetullave.
Diagnostikimi
Nder metodat e diagnostikimit te kancerit ne gji e para eshte ekzaminimi klinik, qe ka te beje me vetediagnostikimin me ane te shikimit dhe prekjes, qe duhet te filloje pas moshes 20 vjec.
Kurse sa i perket diagnostikimit nga mjeku specialist, nje metode shume e perdorshme eshte mamografia, qe ka te beje me keqyrjen e gjirit ne nje aparature te specializuar.
Shkalla e saktesise se mamografise eshte 85-90 per qind. Diagnostikimi me metoden e mamografise nuk keshillohet para moshes 35 vjec dhe ne periudhen e shtatzenise.
Ekografia eshte nje metode shume e perdorshme per te rene ne gjurme te kancerit ne gji dhe citologjia, qe ka te beje me ekzaminimin e materialit te shkeputur nga zona dyshuese. Diagnostikimi me metoden dhe citologjise jep 90-95 per qind siguri.
Eshte e keshillueshme qe vetediagnostikimi te behet nje here ne muaj, vizita klinike tek specialisti nje here ne gjashte muaj, kurse mamografia cdo dy vjet.
Mjekimi
Pas renies ne gjurmet e tumorit ne gji jane disa menyra mjekimi. E para eshte kirurgjia qe ka te beje me heqjen e tumorit dhe nyejve limfatike duke ruajtur gjirin. Kimioterapia e cila aplikohet pas operacionit, por edhe para tij, gjithashtu edhe hormonoterapia dhe terapia radioaktive.
Megjithate gjithmone duhet te mbani parasysh se kanceri i gjirit ne pjesen me te madhe te rasteve eshte i sherueshem dhe mundesia e vazhdimit te nje jete normale eshte me se e sigurt.
Faktoret e rrezikut: Seksi. Mosha. Trashegimia. Kanceri i njerit gji. Rrezatimi jonizues. Menopauza. Lindshmeria. Kontraceptivet. Dieta. Obeziteti