E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per tejkufijte e gjeneratave te tjera Nga Edi Rama

“Do te udhetojme bashke, te gjithe, ose nuk udhetojme. Pa perfaqesuesit e Ushtrise Clirimtare te Kosoves nuk nisemi – sot, as neser, asnjehere. Keshtu mendojme te gjithe. Vetem Bashke,” tha profesor Rexhep Qosja, nje prej anetareve te delegacionit, pak para se i gjithe delegacioni bashke me luftetaret e lirise, perfaqesi e miliona zemrave shqiptare me plote besim ne te drejten e madhe, qofte dhe te vonuar, te ndermerrte ne oret e fundit te shekullit te vjeter udhetimin, qe ndryshoi pergjithmone rrugen drejt te sotmes dhe beri qe shekulli i ri i shqiptareve te linde me kemishe.

Me kemishen e fatit te bashkimit, pas nje shekulli te vjeter qe na cau ne mes dhe mbajti te ndare perdhunisht mes dy vendesh, dy diktaturash, dy rrugesh verberisht paralele me te keqen e madhe sa nje shekull midis tyre.

Me kemishen e nje bashkimi fatlum, qe tragjedine e perhershme shqiptare, kufijte, i kthen qysh prej lindjes se ketij shekulli ne frymezimin tone per te qene pjese aktive e rikrijimit te kontureve te botes, sic e njohim dhe sic e enderrojme, njekohesisht.

Me kemishen e bashkimit, qe tani me na mundeson riperkufizimin e hapesires shqiptare, si hapesira tejkufitare e gjenerates tjeter. Paraardhesit e te ciles jetuan ne dy shtete, qe prodhonin nje pamundesi te madhe, kurse sot i mban syte nga ne, qe se bashku si dy shtete t’i jetesojme cdo dite nje mundesi te re.

***

Vij sot tek ju me peshen e rende te pergjegjesise qe ndjej si kryeminister i sapo dekretuar i Shqiperise, prej vetedijes se sfidave te medha te kohes qe ka filluar ne rajonin tone, me firmosjen e marreveshjes se Kosoves me Serbine; me te gjithe admirimin tim per sesi ju protagonistet e gjalle te historise se Luftes Clirimtare kunder fashizmit serb u bete edhe protagonistet e dialogut dhe te paqes me fqinjin serb; edhe me respektin tim te madh per cka keni ditur dhe arritur te beni per Kosoven, ne 5 vjet shtet dhe pavaresi ne vendimmarrje. Por, edhe me disponimin me te plote per te mesuar prej jush tanime qe e keqja e ndarjes nuk eshte me ne mes te dy rrugeve tona, por rruga jone eshte e bashkuar drejt Familjes Europiane. Ne nje rajon ku do te varet shume prej nesh sa do te perfitoje Shqiperia dhe Kosova, por dhe krejt Ballkani Perendimor, prej kohes se re.

Nuk jam ketu per vazhdimin e retorikes se dashurise se shtetit ame ndaj shteti bije. Po per fillimin e nje aleance strategjike themelore e kryesore mes te barabartesh te Shqiperise me Kosoven, per t’i kthyer mundesite e jashtezakonshme te kohe se re ne sukses dhe zhvillim per qenien tone te pandare ne rrugen e bashkuar te Europes. Kjo qenie, qe s’mund te sillet me si e ndare as brenda vetes jo e jo, por as me te tjeret perreth, per shkak te disa vijave kufitare, por duhet te mendoje dhe vrapoje e pakufizuar prej atyre vijave per te cliruar energjite te reja krijuese dhe bashkevepruese nga bashkeveprimi.

Ne nje cope nga muri nga muri famekeq, i ndarjes se nje populli per se gjalli vendosur ne postbllokun Check Point Charlie ne Berlin,- Berlinit do t’i mbetemi perjete mirenjohes per shtysen frymezuese qe na dha kunder diktatures komuniste ne Shqiperi, por padyshim dhe per ekzistencen e Kosoves sovrane,- shkruhet: “Cdo mur eshte nje sfide.”

Kujtimi i atij Muri ne na kujton kufirin mes nesh. Se shmangim dot. Nje shekull ndares ne mes nuk shlyhet dot prej mendjes edhe pasi ai shekull vdes. Ndaj sa here kaloj aty apo u kthehem mes kujteses atyre germave te mbetura ne postbllokun Check Point Charlie une lexoj, “cdo kufi eshte nje sfide.” Por me syte e te sotmes kufirin mes dy shteteve tona nuk e shoh si sfiden per t’u kapercyer, por si pjese te nje teresie referencash boterore dhe historike me nje hapesire lirie dhe demokracie te qendrueshme. Dhe kjo hapesire nuk mund asesi te jetohet e ndare per shkak te nje vije te padukshme. Europa e Bashkuar m’u si ajo e Rilindjes Europiane, shkruan Liza Hopkins tek Kufijte Shekspiran, s’do te kete vecse kufij natyrore, dete, lumenj, liqene, pyje dhe lartesi malore. Ndaj me duket se ate vije te padukshme, kufirin tone mund ta shoh dhe ta propagandoje si pengese per te ardhmen e perbashket vetem kush nuk di se c’te beje pa te. Kufiri eshte e djeshme, e ardhmja s’ka kufij. Qe e djeshmja te mos na kushtezoje te ardhmen ka vetem nje gje per te bere me vijen e padukshme; te mos e shohim. Po njesoj nje gje mbetet per t’u bere, me ata qe merren me kufirin qe te na kushtezojne vizionin dhe rrugen e te ardhmes me retorikat nacionaliste te te shkuares; te mos i degjojme. Le te perjetojme bashkerisht te ardhmen ne hapesiren shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves permes projektesh qe nuk ndalen as tek kufiri mes tyre jo e jo, po as tek kufijte me fqinjet, gjithashtu.

Mezi e pres, pas dakordimit me kryeministrin e Kosoves, mbledhjen e pare te perbashket te dy qeverive ne Prizren dhe miratimin e axhendes se saj, bashkerisht, per te diskutuar projekte konkrete te hapesires shqiptare pa kufij. Po aty do te miratojme edhe kthimin e kesaj praktike te re, ne nje praktike te bashkeqeverisjes strategjike permes mbledhjesh qe do te mbahen rregullisht, te pakten cdo gjashte muaj.

Ne e shohim kete instrument si nevoje te madhe te kohes. Inercia e vjeter e marredhenieve te misheruara ne mbeshtetjen absolute te Kosoves nga diplomacia jone, si dhe ne vizita vellazerore per festa dhe tituj nderi dhe ndonje inaugurim, do t’ia lere vendin nje faze te re bashkepunimi strategjik ne shume plane. Aq me teper, tanime, kur Kosova gjendet ne nje stad te ri si shtet, si prani rajonale, si realitet demokratik nderkombetarisht i vleresuar. S’ka fare pike dyshimi se mbeshtetja absolute e Kosoves ne rrafshin diplomatik do te vijoje te mbetet e tille dhe ne do ta intensifikojme perpjekjen e shtetit tone, qofte per te nxitur njohjet e reja te shtetit tuaj, qofte per te mbeshtetur pershpejtimin e liberalizimit te vizave per shqiptaret e Kosoves. Sigurisht, nuk do te kursehemi ne kembimin e vizitave vellazerore dhe as ne pjesemarrjen ne festa apo ceremoni te rastit, te cilat jane gjithnje kenaqesi e dyanshme, sidomos ne festat e medha. Por une dua te ndaj me ju bindjen se koha e re qe ka filluar per rajonin mbas dialogut mbreselenes dhe marreveshjes te nenshkruar me vizion dhe kuraje prej jush, mes Kosoves dhe Serbise, na sfidon te mobilizojme imagjinaten dhe te koordinojme perpjekjet per t’u bere pjese e nje historie te re te zhvillimit rajonal, duke nisur sa me pare me njeri tjetrin dhe duke e nxitur bashkerisht edhe me te tjeret perreth. Le ta konceptojme zhvillimin tone energjetik si nje instrument per sigurine energjetike te hapesires shqiptare dhe t’i shfrytezojme maksimalisht mundesite tone, te bashkuara, ne kete fushe ne te mire te te gjithe konsumatoreve tane.

S’do te isha i drejte po te mos e permendja ketu, fillimisht, punen e mire te paraardhesit tim, kryeministrit Berisha, si pjese e lobit te qeverive mbeshtetese te projektit TAP. Nderkohe qe, dua t’ju siguroj se ne do te shkojme ende me tutje duke bere cdo perpjekje, qe kjo linje strategjike gazi, qe do te kaloje edhe neper Shqiperi per t’u ngjitur lart ne Mal te Zi, Kroaci e me tej, te kete me patjeter edhe nje degezim ne Kosove.

Le te mos humbasim me kohe per te projektuar sistemin e unifikuar te arsimimit sipas standardeve me te larta te arsimimit bashkekohor dhe ne funksion te zhvillimit te se ardhmes se perbashket. I kam thene kryeministrit tuaj, se Ministrja jone e Arsimit nuk do te vije kete fillim viti shkollor ne Kosove per te prezantuar Abetaren e perbashket te radhes. Sepse skeci propagandistik, i cdo vjeshte, qe Tirana vinte ne Prishtine per Abetaren e perbashket, duhet t’ia lere vendin punes se perbashket, shume serioze, per nje sistem te perbashket serioz arsimor, nga hyrja e shkolles fillore deri tek dalja e universitetit. Le te gjejme sa me pare rrugen e duhur per nje strategji mbarekombetare per bujqesine, ku shfrytezimi i potencialeve qe ka hapesira shqiptare nepermjet koordinimit mes dy shteteve do te sillte shperndarje rajonale te zgjuar te prodhimit, zgjerim te rrugeve te prodhimit dhe rritje te te ardhurave nga prodhimi ketej dhe andej kufirit. Me lejoni ta them, se ne do t’i japim fund patatofobise nga ana jone, e cila ka shkaktuar ne kufi luftera doganore sa te demshme aq edhe qesharake mes nesh. Le ta nxisim bashkerisht sa te jete e mundur jo vetem me fjale, po me politika reale rritjen e sasise te prodhimeve bujqesore, te njeri tjetrit, qe konsumojme reciprokisht. Por, fatkeqesisht, nuk ka qene vetem patatja viktime e ngushtesise se horizontit te derisotem te bashkepunimit mes nesh. Jane plot raste e mallra te kesaj ane qe kane ngecur pa kaluar dot ne ate ane. Prandaj, ne jemi te gatshem qe te realizojme bashkimin doganor. E di qe nuk eshte fjale goje dhe nuk mjafton vetem deshira, pasi ky bashkim ka dhe implikime te disfavorshme, te natyres financiare ne nje moment te pare, por qe duhet zgjidhur ne nje kontekst me te gjere. Por le te ngreme nje grup pune te perbashket per kete ceshtje. Nje permase lirie dhe konkurrence per biznesin shqiptar ne krejt hapesiren shqiptare eshte nje permase qe, padyshim, na mungon.

Nderkohe qe, nuk duhet humbur aspak kohe tashme per njehsimin e ofertes turistike te hapesires shqiptare. Kjo, ne fakt, mendoj se eshte nje nga punet me te bukura per t’u bere. I ngjan nje prekjeje me dore te nje copeze te Europes se Rilindjes, apo te Shqiperise se mendjes se rilindesve, ku hapesira jone nuk ka kufijte qe u njohen, qe njohem me vone me shume dhimbje, po ka kodrat, brinjat, fushat, lumenjte si referenca dhe vlera lokale, si frymezime te larmishme. E, te mos harrojme oferten e njehsuar turistike me Kosoven. Shqiperia ka pasur dikur, perpara luftes, ne kohen e nje mbreti qe per hir te se vertetes nuk beri vec pune te keqija per vendin tone, por prej te cilit, ne ne Shqiperi ne qeverisjen e tere ketyre viteve, nuk arritem te mesojme asgje me te mire sesa shembullin e forces brutale ndaj kundershtareve te vet. Le te me mirekuptojne ketu admiruesit e vet, qe nuk po e permend ketu emrin e tij, sepse nuk shkon te permendet emri i vrasesit ne shtepine e te vrarit.

Ne nje bote si asnjehere me pare te nderlidhur, ku hapesira e marredhenieve rikrijohet ne vazhdimesi, dhe eshte jetike te mos e vjetrojme kohen e re duke zgjatur kohen e vjeter, nuk kemi pse kompleksohemi nga asgje dhe asnjehere nga fyejt e retorikes nacionaliste. Prandaj, ta bejme realitet edhe Traktatin e Miqesise, Bashkepunimit, Fqinjesise se Mire dhe Sigurise mes Shqiperise dhe Kosoves. Eshte nje kornize nderkombetarisht e aprovuar bashkepunimi mes shtetesh, e cila nga njera ane asgjeson cdo baze spekulimi jo dashamires per intensifikimin e ketij bashkepunimi, por nga ana tjeter na ndihmon per nje gje ende me te rendesishme. E vendos edhe Kosoven bashke me Shqiperine ne qendren e trekendeshit te partneritetit strategjik te Shqiperise me Turqise, Greqine dhe Italine.

Kesisoj, bashkerisht, rikonceptojme rolin e Shqiperise dhe Kosoves, ne rajon dhe me tej, duke perputhur vizionet dhe mundesite tona, ne interesin me te mire te nje hapesire shqiptare te fuqizuar. Nje hapesire, absolutisht, jo e shkeputur nga rajoni i Europes Juglindore, por si pjese e strategjise se stabilitetit dhe sigurise afatgjate te rajonit dhe Europes.

... Me emocionin e papershkrueshem se qeni si Kryeministri i Shqiperise para jush, per kapitullin e ri qe shpresoj te hapim, dua ta them m’u ashtu sic e tha Faik Konica, si gjithnje me bukur se askush kur foli shqip, ne fund te pershendetjes se vet me 7 Maj 1921 perpara nje grupi atdhetaresh, mbetem i juaji me Bese.

* Nga fjala e Kryeministrit te dekretuar, dje ne Kuvendin e Republikes se Kosoves

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›