E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 55-vjecari plagoset me pistoletë, sapo del nga shtëpia

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Xhamllikut. Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje, mësohet se nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur 55-vjecari Bedri Dulla.

Mësohet se ndaj të plagosurit është shtënë me një armë tip pistoletë, sapo ka dalë nga banesa e tij.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, por paraprakisht dyshohet se ndaj të plagosurit ka hapur zjarr vetëm një person, ishpallur tashmë në kërkim.

Sakaq, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr edhe ndihmën e nevojshme.

Policia deklaroin se ky i fundit njihert në zonën ku jetonte si person pa precedentë penalë, por pritet që me hetimet në vazhdim të mësohen edhe më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›