Për veriun tri dialogje

“Në qëllimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës duhet udhëhequr tri lloje të dialogut. Një i cili ka filluar midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të dytin duhet të udhëheqin institucionet e Kosovës me njerëz nga veriu dhe të tretin të cilin do ta udhëheqin serbët e veriut me serbët në jug të lumit Ibër”, ka thënë Zhgogar për mediat serbe.
Ai ka thënë se e dinë që Prishtina ka mjaft ide se si do ta zgjidhte çështjen e veriut.
“Ato, sipas të gjitha gjasave, do të mund të shtrohen në Bruksel në takimet e radhës me Serbinë pas të cilave mund të arrihet deri te dialogu i vërtetë me njerëz të veriut. Është e sigurt se deri aty duhet ardhur, pasi që vetëm kështu situata atje mund të ketë zgjidhje afatgjate”, ka thënë, ndër të tjera, Zhbogar.