E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per xhelozi shqiptari vret te dashuren kubaneze

09/12/2010Foli ne telefon me ish-bashkeshortin

Tragjedia qe la qytetin ne gjendje shoku nje dite me pare akoma nuk ka perfunduar. Shqiptari godet me plumba kafsherisht te dashuren e tij me te cilen ishte lidhur prej pak kohesh duke i shkaktuar asaj vdekjen. Ngjarja e 8 dhjetorit do te jete nje makth i gjate per ata persona qe rastisen prane vendit te krimit. 24-vjecari Leonard Grifsha nxori pistoleten nga xhupi dhe e goditi vajzen mbi kraharor duke i zbrazur 7 plumbat e pistoletes. Me pas ja mbathi vrapit duke u drejtuar drejt fshatit. Kela Peres e reja kubane u vra ne mes te qendres teksa policia italiane po heton mbi motivet e kesaj vrasjeje. Pista ku karabinieret dyshojne me shume eshte ajo pasionale pasi deshmitaret tregojne qe muratori shqiptar e priti te dashuren poshte hyrjes e me pas i shkarkoi karikatorin e nje pistolete me kaliber 7.65 cm. Informacionet tregojne se vajza kishte qene per disa kohe e martuar me nje shtetas te origjines se vet por martesa e tyre kishte marre fund pas kater vitesh duke u ndare keshtu paqesisht. Kohet e fundit ajo kishte pasur disa biseda me ish-bashkeshortin por per ceshtje pune dhe kjo mund te ishte edhe arsyeja e mundshme e shperthimit te xhelozise se 24-vjecarit. Pas zbrazjes se plumbave ne gjendje shoku mbeti edhe kusherira e viktimes e cila po e priste per ta takuar. Policia po mundohet te gjeje vrasesin duke marre informacione te shumta nga deshmitaret te cilet edhe e kane pare kete te fundit. O. Maxhiri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›