E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder evakuohen edhe 210 banore. Renia e ujit e paperfillshme

Shkodra mbetet e permbytur edhe pse niveli i ujit eshte ulur me rreth 50 cm kjo renie per komunat Dajc dhe Ana e Malit ku lartesia e tij i kalon 2 metrat eshte e paperfillshme. Terheqja e ujit ka bere te kalueshme rrugen Shkoder- Lezhe ne harkun e Berdices. Ulja e shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut te Dejes ka tkurrur minimalisht siperfaqen e mbuluar nga uji ne lagjet prane lumit Drin. Ne zonat ku uji eshte terhequr kane dale ne pah demet qe jane veshtire te riparohen qe shkaktoi vershimi i ujrave ne pak ore ne shtepi njesi tregetare dhe rruge.

Ne te gjithe qarkun jane rreth 13.000 hektare toke te mbuluara nga uji dhe mbi 4000 shtepi pjesa me e madhe e te cilave jane bere te pabanueshme. Qe nga dita e djeshme jane evakuuar edhe 210 persona duke e cuar ne 14.210 numrin e banoreve qe jane larguar nga shtepite e tyre. Me shpresen e permiresimit te situates nje numer i madh banoresh kryesisht te komunave qe jane teresisht te permbytura nuk ishin larguar por gjate nates ata kane kerkuar te evakuohen.

Ne lagjet Xhabije Perash dhe Tophane te qytetit te Shkodres levizja e banoreve dhe personave qe iu vijne ne ndihme behet me varka. Nderkohe qe shperndarja e ndihmave vijon pa u nderprere gjate 24 oreve. Por niveli i ujrave ne lumenjte Buna dhe Drin sipas specialisteve eshte 1.5 meter mbi piken kritike gje qe e mban situaten thuajse te pandryshuar.

Olgera Muka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›