Bisedimet Izrael-Palestinë nisin javën e ardhshme

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se dëshirojnë që bisedimet e ndërmjetësuara nga amerikanët të fokusohen në mbrojtjen e kufijve të një shteti, që ata shpresojnë ta themelojnë mbi Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.
“Objektiva jonë e fundit është përpjekja për të arritur një marrëveshje paqeje me fqinjët tonë palestinezë, që do të thotë me bisedime të drejtpërdrejta”, u ka thënë Netanyahu gazetarëve. “Por, ne gjithmonë kemi theksuar se nuk është e nevojshme të insistojmë në një format të këtillë bisedash”.
Me bekimin e Ligës Arabe, palestinezët janë pajtuar që të mbajnë negociata të tërthorta për katër muaj që do të sponsorizohen nga Washingtoni, i cili po përpiqet të thyejë bllokimin e këtij procesi dhe të ringjallë paqen në mes të dy vendeve.
Duke cituar “shenjat e progresit” në përpjekje për të rifilluar bisedimet e pezulluara në fund të 2008, Netanyahu tha: “E mirëpres faktin për fillimin e bisedimeve, për të cilat shpresoj se do të na udhëheqin me bisedime që do të fillojnë porsa të arrij në Izrael Mitchell javën që vjen”.
Por, shumica e vëzhguesve kanë dyshime që bisedimet e ardhshme, në të cilat Mitchel është i dërguari i posaçëm i presidentit Barack Obama për Lindjen e Mesme, do të çojnë në dy kahe - do të kenë sukses apo do të dështojnë sikurse më parë.
Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, i ka bllokuar bisedimet e drejtpërdrejta me Izraelin, gjersa ka ngrirë marrëveshjet me hebrenjtë, duke shtuar se paralajmërimet e Netanyahu në nëntor për një moratorium të kufizuar janë të pamjaftueshme.
Kufijtë
Në qytetin në Bregun Perëndimor, Ramallah, shefi i negociuesve të Palestinës, Saeb Erekat thotë se vizitimi i kufijve për shtetin e ardhshëm palestinez brenda katër muajve negociata me Ligën Arabe ka një rëndësi shumë të madhe.
Ai u tha gazetarëve se nuk do të ketë pika diskutimi për asnjë problem pa pas njohuri edhe Qeveria e Izraelit në bisedime “si dy shtete” - e që bisedimet shtrihen në kufijtë e paraluftës së vitit 1967 “me një marrëveshje për shkëmbim të territoreve”.
Netanyahu ka zbutur vizionin e tij për një shtet të demilitarizuar të Palestinës, por nuk ka thënë se a është ai i gatshëm të bëjë tregti me blloqet kryesore të Izraelit në Bregun Perëndimor, tokë kjo që Izraeli e pushtoi në konfliktin e vitit 1967.
“Palestinezët mund të paraqesin në negociata të gjithë shqetësimet e tyre dhe ne tonat – por kryesorja është njohja e palestinezëve për legjitimitetin e Izraelit si një shtet hebre dhe demilitarizimi”, tha Mark Regec, zëdhënës i Netanyahut, i pyetur për komentet e Erakat.
Duke folur për gazetarët të mërkurën në Brasilia, sekretarja e Jashtme e Shtetit e SHBA’ve, Hillary Clinton, tha se Washington’i është “shumë i përkushtuar dhe përpiqet që të gjejë një zgjidhje për të dy shtetet dhe shpreson se bllokimi i bisedimeve do të përfundojë dhe të ketë bisedime të reja”.
George Giacaman, analist nga Universiteti i Birzeit në Bregun Perëndimor, ka thënë se ndihma është shfaqur vetëm pjesërisht për t’iu shmangur vakuumit politik që deri tani ka qenë shumë i dhunshëm. “Problemi kryesor është menaxhimi i konfliktit”, tha ai.
“Vështirë që dikush mund ta pranojë se do të ketë një përparim. Eksperienca 18-vjeçare e negociatave ka përfunduar në një pikë që të gjithë e dimë”, thotë analisti.