Perandorinë e Enverit e mbanë në këmbë armata e spiunëve

(Nga e majta) Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani , para se te futeshin ne burg
Nga denoncimet e Fadil Kokomanit e Vangjel Lezhos në letrën drejtuar udhëheqjes së KQ të Partisë, që zbardhëm në numrin e kaluar, ai për përmbajtjen antikombëtare të Kushtetutës së vitit 76, është ndër qasjet më interesante të opozicionit të dy gazetarëve të dënuar. Me Kushtetutën e re, nënvizojnë Kokomani e Lezho nga qelitë e ferrit të Spaçit, Olimpi i Tiranës (Enveri-shënim i red.) më në fund sanksionoi me ligj vetëizolimin. Përtej këtij vlerësimi monumental për kohën, autorët e letrës denoncuese identifikojnë njëri pas tjetrit faktorët regresiv të ligjit themeltar alla Ali Pasha, siç e quajnë ata. Duke polemizuar me 51 komisionerët e hartimit të Kushtetutës së re, Kokomani e Lezho fshikullojnë marrëzinë për të ligjëruar zyrtarisht mbylljen e institucioneve të kultit dhe heqjen e fesë. Ti shpallësh luftë fesë, nënvizojnë ata, do të thotë të tregohesh më Bismark se Bismarku. Pavarësisht botëkuptimit idealist dhe staturës së komunistit liberal, dy gazetarët e dënuar nuk e kanë vështirë të konkludojnë në fundin tragjik ku e zhyt shtetin dhe shoqërinë shqiptare udhëheqja aventureske e Enverit dhe oborrit të tij prej monarku. Sipas tyre, Olimpi i Tiranës i ka kthyer të gjitha tragjeditë eskiliane të lashtësisë në komedi alla Epopeja e Ballit…
…vijon nga numri i kaluar

Faksimile e letrës e Kokomanit dhe Lezhos drejtuar Ramiz Alisë
Juve ngulitët te brezi i ri i kohës urrejtjen për BS-në dhe dashurinë për Kinën, por, kur edhe kjo e fundit ju piu lëngun ose anasjelltas, juve ja pitë asaj lëngun e orizit, atëherë edhe ky brez u zhgënjye! E, megjithatë, juve duke i hedhur asaj armatës suaj të makinës shtetërore (të zëvendësuar demek si rezultati i një burokracie të rrezikshme – me kuadro të njomë e më të bindur) nga një copë sallam, siguruat përsëri një lloj sundimi, një status-quo dhe në udhëtimet tuaja me gruan që është edhe anëtare e rrallë e KQ-së nga të vjetërit e mbetur ose edhe me bufonët e tjerë të cirkut alla shtretbeher, të quajtur kandidatë e anëtare të KQ-së a të Byrosë Politike, si edhe me veteranë të tillë si Myslym Peza etj; pranoni me paturpësi duartrokitje dhe brohoritje kafkash, të zgërlaqura dhe u jepni atyre po atë këshillë dhe po ato premtime stereotipe që keni mësuar qysh në rininë tuaj, premtime që nuk realizohen kurrë.! Dhe këtë e quani PartiPopullEnver, që don të thotë Enver-Enver-Enver.
Kjo, sipas jush, do të thotë gju më gju me popullin, kurse po ta përkthesh në gjuhën marksiste-leniniste do të thotë: Pranoni dokrrat dhe dogmat e mia të sajuara me monarkët e së kaluarës dhe unë, nga ana tjetër, në fakt kjo tingëllon jo gju më gju etj, por hundë më hundë dhe hu më hu me popullin.
Duke folur përsëri për faktorin fe të kushtetutës mund të konkludojmë se, edhe të gjitha çështjet e tjera sipas jush kardinale, juve i keni zgjedhur po në këtë dritë.
Dhe në vazhdën e kësaj politike, juve i thoni popullit se na kërcënon rreziku i jashtëm borgjezo-revizionist, inovacioni, bllokada e të tjera dokrra dhe simulitete; dhe e detyroni atë me anë bindjesh (përsëri me bindje!) se këto janë të vërteta, prandaj O burra!, dilni me iniciativa. Juve dërgoni nëpër pozicione artificiale njerëz artificialë e të porositur për masat të dalin me propozime si fjalë që vjen, të punojmë, të jetojmë e të ndërtojmë si në rrethim!, ose me diçka tjetër patriotike që i ngjan këtij kallëpi.
E kush na paska rrethuar ne?!
Juve sajuat edhe pseudokushtetutën dhe e sanksionuat me ligj se në rast lufte, Sekretari i Parë është kryekomandat olimpik. Duke përgatitur në kudhrën e djersës dhe të gjakut të këtij populli të mjerë tufa të reja medaljesh floriri për këto lodra pesëvjeçarësh olimpikë; juve e sajuat Kushtetutën si një kala me të cilën mbroni veten tuaj dhe me banorët e kësaj kalaje, me masat e gjëra, të cilat i mbani të lidhura si në kalin e Trojës, as që keni ndërmend të pushtoni majat e komunizmit, por tia dorëzoni skamjes e poshtërimit rininë, gruan, veteranin e Luftës Nacional-Çlirimtare
Kulti i individit të Enver Hoxhës është bërë realitet dhe si tillë është antimarksist, antileninist, prandaj do të ishte më se e natyrshme që ekuacionin Parti + Popull = Unitet, ta shkruanim Parti + Enver = Artific; Artific = Popull.
Populli ka dy të dhëna:
-I varfër ekonomikisht dhe shpirtërisht i vrarë.
-I detyruar të brohorasë e të punoje me orë të pallogaritshme.
Atëherë keni një popull me dy pamje, njëra pamje tregon raportin midis buzëqeshjes (lexo: ngërdheshjes) së shtirur dhe punës shtetërore e vullnetare (duke përfshirë këtu gjithfarë mbledhjesh me pallavra) dhe pamja tjetër kallëzon brohoritjet gjatë mitingjeve (lexo: në ta mbajti, mos brohorit po deshe!) edhe fytyrat e qeshura e me buqeta lulesh nëpër parakalime e takime me perëndinë vet, të cilat duhet ti kuptojmë pa hezitime të të kundërtave (plusit dhe minusit) si qeshje qesharake dhe brohoritje agonie shpirtrash të sfilitur.
Si rezultat:
Antific + Antific = 2 Artific! Njëra nga këto Artifice ia ka me të pabesë tjetrit, kurse Artifici i dytë (Artifici popull) e quan si përulje e detyrë ndaj Zotit të ri të Olimpit të Tiranës, një kulminacion të tillë shoqëror!!!!.
Në Shqipërinë socialiste fëmijës, qysh kur del nga barku i nënës, i japin pushkën dhe këtë e bëjnë vetëm me të njëjtin qëllim humanitar që ai, (fëmija) kur të rritet, të vrasë veten!
Lind pyetja:
Cili është avokati i këtij populli?
Juve pa dyshim do të përgjigjeshit partia e tij mëmë. Kurse ne do të thoshim se avokati i tij përsëri është e do të jetë Moska bolshevike.
Një tjetër pyetje:
Cili është avokati i individit? Juve prapë: partia e tij mëmë, kurse ne do të mendoheshim pakëz, sepse juve keni suprimuar edhe Ministrinë e Drejtësisë dhe kështu burgjet qysh atëherë, po mbushen çuditërisht me hove revolucionare e dëshirash impulsive, kontigjente të reja njerëzish të dënuar me dëshmitarë të rremë, me gjyq e pa gjyq.
Si ndodhi kjo?
Argumentimi është fare i thjeshtë? Juve shani Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë të kësaj bote, me qëllim që tu shërbeni më mirë këtyre. Juve çirreni në efir nëpër botë, duke harxhuar pa kursyer djersën e këtij populli për propagandë nëpërmjet M-Lve e kallëpeve të tjera të nëndheshme, me qëllim që të ruani status-quonë tuaj. Juve bërtisni për revolucion botëror dhe jeni të etur për gjak, sepse rrugët e tjera nuk ju japin qetësi shpirtërore apo morale. Juve luftoni kundër gjithë botës (nën maskën e Marksit Engelsit Leninit), duke xurxullitur si gjinkalla në zheg të vapës e të luksit!
Patjetër, një ditë do të bëni bam!
Kjo është dialektike!
Këtë do tjua imponojë ekonomia që ka marrë të tëtposhtën (kthimi në fshat në kohën e socializmit te avancuar, a nuk është regres?); industria dhe mungesa e rëndësishme e investimeve, prezenca e borxheve si rezultat i shpenzimeve kolosale si individ, si oborr olimpik, si makinë shtetërore (Ministria e Punëve të Brendsh