Greva greke, bllokohet kalimi i automjeteve në Kapshticë

Bllokohet lëvizja e automjeteve në pikën e kufirit të Kapshticës. Kjo si pasojë e grevës së përgjithshme 48- orëshe të doganierëve grekë.
Sipas informacioneve në doganën e Kapshticës është bllokuar lëvizja e automjeteve duke u lejuar vetëm kalimi i këmbësorëve.
Mësohet se puna në doganë është pezulluar ndërsa ende nuk është zhvilluar ndonjë takim me palës shqiptare dhe asaj grek për zgjidhjen e situatës.
Sipas sindikatave greke, greva do të shtrihet në shërbimet publike, me përfshirjen e mjekëve, shoferëve të auto-ambulancave, gazetarëve dhe raportohet se grevës do t`i bashkohen edhe aktorët e një teatri që paguhen nga shteti.
Me papunësinë tashmë mbi 16 %, sindikatat janë të zemëruara me programin e ri prej 28 miliardë euro që do sigurohen nga shkurtimet buxhetore që po debatohet momentalisht në parlamentin grek.