E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, motoçikleta del nga rruga, vdes 30-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Trush ku 30-vjeçari Ylli Pashuku ka qënë duke udhëtuar me motoçikletën e tij në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë motoçikleta ka dalë jashtë rruge ndërsa goditja ka qënë fatale për 30-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
 

Ndërkohë menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›