Përballen fituesit absolutë

Mirëpo, njëra prej tyre do të mposhtet për herë të parë të shtunën. Kjo pasi dy skuadrat më të suksesshme aktualisht në vend do të përballen mes veti të shtunën mbrëma në ‘Karagaç’ të Pejës.
Vendasit do të mundohen ta mposhtin edhe ekipin prizrenas, ashtu siç i mposhtën më herët pa telashe të mëdha Sigal Prishtinën e Trepçën. Por, portokallinjtë do ta japin maksimumin që t’ia ndalin hovin kandidatit më të fortë aktualisht për titull të kampionit.
Kjo përballje zhvillohet prej orës 20:00, derisa të dielën në kryeqytet do të zhvillohet ndërmjet dy rivalëve të vjetër, respektivisht dy finalistëve të edicionit të kaluar, Sigal Prishtinës e Trepçës.
BKT-Superliga – Xhiroja e katërt
E shtunë
Peja – SK Bashkimi 20:00
E diel
RTV-21 – Drita 17:00
Kosova – Vëllaznimi 19:00
S. Prishtina – Trepça 20:00