Duhet folur më pak për Barcelonën

“Mendoj se ka ardhur momenti që të flasim më pak për Barcelonën. Nuk kemi pse të flasim kaq shumë për të sepse Real Madrid është kampioni i Spanjës, ndërsa Chelsea është kampioni i Europës. Ata nuk kanë fituar asgjë sezonin e kaluar”, deklaroi Mourinho në një intervistë për ‘France Football’.
Më pas, portugezi zbulon se dy herë i ka thënë jo ekipit madrilen: “Unë e kam refuzuar dy herë Realin, por kur më erdhi oferta e tretë mendova se ishte mundësia ime e fundit për të qenë pjesë e një klubi shumë të veçantë”.
Mourinho, kur u pyet për forcën më të re në futbollin evropian, skuadrën Paris Saint Germain, u përgjigj: “Nuk janë ende një ekip i madh. Është një ekip i mirë me lojtarë të mëdhenj, por nuk e meritojnë fitoren e Ligës së Kampioneve këtë sezon.”