Bastet shfaqet serish Conte
Skandali i basteve mbetet një kapitull i hapur në futbollin italian. Puna e Prokurorisë së Barit vazhdon, ndërsa spekulimet që qarkullojnë përfshijnë sërish personazhe të rëndësishëm. Vazhdon të bëhet fjalë për sezonin 2008-2009 të Serisë B, më specifikisht për ndeshjen e 23 majit 2009, Salernitana-Bari që përfundoi 3-2.
Në këtë ndeshje, Bari paraqitej sigurinë e ngjitjes një kategori më lartë, ndërsa falë tri pikëve të marra, Salernitana siguroi mbijetesën.
Ndërkohë, sipas mediave italiane, në skandalin e basteve përfshihet sërish Antonio Conte. “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” bënin të ditur se të gjitha dëshmitë e lojtarëve, e përjashtonin përfshirjen e teknikut të Juventusit, që në atë periudhë drejtonte Barin.
Të gjithë futbollistët nënvijëzonin se Conte nuk ishte në dijeni të përcaktimit të rezultatit, përveç njërit. Bëhet fjalë për Vitali Kutuzov, që u transferua te puljezët në vitin 2009 dhe e mbylli sezonin në mënyrë të shkëlqyer.
Sulmuesi bjellorus ka pohuar se skuadra kishte festuar gjatë gjithë javës rikthimin në Serinë A, ndërsa përpara ndeshjes, disa lojtarë të Salernitanës i kishin kërkuar të toleronte në fushë.
Kutuzov nënvijëzonte se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me lojtarët e tjerë dhe të gjithë te Bari, duke përfshirë edhe trajnerin Conte ishin të informuar rreth marrëveshjes për fitoren e Salernitanës.
Akuza e tij është e ngjashme me ato për denoncim të munguar për ndeshjen AlbinoLeffe-Siena, për të cilën tekniku i Juventusit po vuan skualifikimin me 4 muaj, pas akuzave të Filippo Carobbio-s.
Në nivel penal Conte nuk rrezikon asgjë, por mbetet shqetësimi për një tjetër ndëshkim sportiv, pasi prokurori Palazzi duket i gatshëm të hapë një tjetër hetim për trajnerin bardhezi.