E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përballimi i zjarreve në Gjirokastër, strukturat në gatishmëri me mjete dhe njerëz

Me rritjen e temperaturave, risku për rënien e zjarreve është evident kudo. Që prej muajit qershor shërbimi zjarrfikës në Bashkinë Gjirokastër ka kaluar në gatishmëri të plotë, ndërsa sikundër pohon  Drejtori i shërbimit zjarrfikës Pëllumb Shalari terreni po monitorohet nga grupe kontrolli.

“Përveç grupeve vullnetare, kemi nxjerrë një grup patrullimi për të monitoruar të gjithë territorin e bashkisë, ketë metodë e kam ndjekur dhe vitin e ka kaluar dhe ka rezultuar efektive”, tha ai.

Nuk kanë munguar rastet në këtë qark kur zjarret kanë qenë të qëllimshme nga ana e blegtorëve për hapjen e kullotave të reja.

Në këto kushte Ethem Seferi përgjegjës sektori në Drejtorinë e Pyjeve dhe Kullotave në Gjirokastër kujton ndëshkimin penal për gjithë shkelësit

Në bashkinë Gjirokastër përfshihen  11 mijë ha pyje dhe 12 mijë ha kullotë.

Gazetar: E.Lazi

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›