Britania do të votojë para se të dërgojë armë në Siri

Parlamentit britanik do t’i duhet të votojë para se të vendosë për dërgimin e armëve në Siri për forcat opozitare, ka njoftuar sekretari i Jashtëm, William Hague. Më shumë se 80 deputetë nga Partia Konservatore i kishin dërguar letër kryeministrit Cameron duke kërkuar që të konsultohet me parlamentin nëse Britania përcaktohet për dërgimin e armëve në Siri.
Hague ka thënë se derisa nuk ekzistojnë procedura të themeluara për një situatë të tillë, atëherë do të ketë votim në këtë ose në ndonjë mënyrë tjetër.
Britania e Madhe dhe Franca kanë apeluar për më shumë përkrahje për opozitën në Siri, por deputetët nga të gjitha partitë kanë paralajmëruar për rreziqet e mundësisë së përshkallëzimit të luftës, e që deri tash ka marrë më shumë se 80 mijë jetë njerëzish.
Bashkimi Evropian ka hequr embargon ndaj armëve muajin e shkuar, por Britania ka insistuar që të mos ndërmerret asnjë aksion dhe palët të përqendrohen në negociatat që priten të mbahen gjatë këtij muaji në Gjenevë./Indkeksonline./