E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perballja ne vendlindjen e Berishes

Bajram Curri

Qyteti Bajram Curri eshte qendra e Rrethit te Tropojes dhe ka afersisht 10 mije banore. Me heret eshte thirrur Kolgecaj ndersa Bajram Curri u vendos te thirrej ne mesin e viteve 60 te shekullit te shkuar. Disa nga problemet me te cilat perballen banoret e kesaj qyteze jane uji i pijshem pastrimi i mjedisit rruget e brendshme dhe rruga hyrese shume e demtuar papunesia e larte etj.

Bajram Curri si qendra e nje zone piktoreske alpine e cila po terheq gjithnje e me shume vizitore te vendit dhe te huaj ka perpara sfida te veshtira por te bukura qe kerkojne pervec punes se pushtetit vendor dhe komunitetit edhe mbeshtetje nga qeveria gje qe sic tregojne banoret deri tani ka munguar.

Nga nje vezhgim jo shume i thelluar del se qyteza ka nevoje te ngutshme per nje treg industrial dhe agrobujqesor per rehabilitimin pallatit te lojerave me dore dhe mbeshtetja e skuadrave vendese te volejbollit dhe basketbollit per meshkuj e femra ish-kampione te vendit per shume vite me radhe ndertimi i nje godine per shkolle 9-vjecare ndertimi i nje rrjeti te ujesjellesit si dhe nje program i qarte per nxitjen e turizmit dhe biznesit turistik.

Qe nga vitet 90 ne te gjitha zgjedhjet kane fituar kandidatet e PD-se ndersa eshte per tu vecuar fakti se asnjehere kryetaret nuk jane rikandiduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›