E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avni Dega Qytetin mund ta bejme

Aleanca per te Ardhmen

Socialistet konkurrojne ne Bajram Curri me nje ish-ushtarak Avni Degen te cilin ne qytet e konsiderojne socialist te pashperblyer pasi i atribuohet shpetimi i jetes se Fatos Nanos gjate nje mitingu. Avni Dega thote se ne 20 vjet Bajram Curri vetem ka degraduar dhe ai synon ta beje qytetin qe duhet te jete.

Perse vendoset te kandidoni dhe perse duhet qe zgjedhesit tju votojne ju dhe jo kandidatin e djathte

As une nuk e di se si erdhi kandidimi im une nuk e kam pare as ne enderr qe do te kandidoj ndonje dite. Njerezit diskutonin se ka ardhur koha per nje ndryshim ne Bajram Curri dhe hajde te gjejme dike qe merr votat e zgjedhesve. Qe nga dita kur Presidenti Topi shpalli daten e zgjedhjeve njerez te ndryshem dhe strukturat e bazes se PS-se u bene gati unanim se une mund ti perfaqesoja. Une nuk ndodhem ne kete pozicion per bindje politike por vetem qe qyteti yne te behet dhe une besoj se mund ta bejme.

Tropoja ne teresi por edhe qyteza e Bajram Currit vuan nga papunesia mungesa e ujit te pijshem ne nje pjese te lagjeve nga demtimi i rrugeve etj. fare programi keni per keto

Qe prej 20 vitesh qyteti vetem ka marre teposhten nuk ka asnje pellembe te rrugeve te brendshme te asfaltuar ne asnje lagje nuk eshte vene asnje tulle qe nga viti 1990. Nese uji vjen i bollshem e i paster nga Valbona gjysma shkon dem duke u perziere me ujerat e zeza e gjysma tjeter humbet ne tokat bujqesore. Ketu nuk ka gjelberim nuk ka nje shkolle ku te mesojne femijet dhe detyrohen te shkojne ne shkolle me turne... Nuk ka nje pallat sporti. Shkurt nuk eshte realizuar asgje nga premtimet e PD gjate 20 viteve. Lidhur me papunesine nuk di cfare te them sepse ketu nuk ka fabrika e uzina por ne mund te mbeshtesin biznesin turistik ku mund te punesohen njerezit.

Tropoja vertet perben nje nga zonat me terheqese per turistet vendes dhe te huaj cfare roli do ti jepni konkretisht qytetit tuaj ne kete mes

Se pari duhen hequr mbeturinat e 20 viteve te ndertohen lulishte dhe te gjelberohet mjedisi te sistemojme problemin e ujit te ngreme pallatin e sportit etj. Qyteti ka nevoje te riorganizohet dhe rindertohet une per nje periudhe dyvjecare me aftesite e mia dhe te bashkepunetoreve do te bej me shume se sa kane bere keta per 20 vite.

fare mendoni per kandidatin kundershtar cfare perparesish mendoni se keni ndaj tij

Sic po shohim po kandidon nje djale i virgjer pa ngarkesa por i rrethuar nga njerez te cilet kane pasur ne dore qytetin dhe qe e kane lene ne kete gjendje. Dhe per kete eshte i bindur i gjithe qyteti qe eshte nje klan qe kerkon te beje ate qe ka bere deri tani. Sepse me te mire se ai dhe me te mire se une ka djem te tjere sa te duash por besoj se Tropoja do ti therrase mendjes dhe do te me votoje mua per te miren e qytetit dhe jo per bindje politike.

Si do ta perjetonit nje humbje te mundshme ketu ne vendlindjen e Berishes

Per mua Sali Berisha eshte biri i Tropojes ka bere per Shqiperine por ka bere edhe per Tropojen. Une ia njoh te mirat por ia njoh edhe dobesite dhe konsekuencat qe mendoj se i ka ne fushen politike. Nje humbje per mua nuk eshte asgje por do te ishte humbje per qytetin sigurisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›