Përbërja e kabinetit te ri qeveritar, aleatët Rama-Meta takim për 90 minuta
TIRANE- Edi Rama dhe Ilir Meta liderët e forcave të majta që dolën fituese në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit kanë zhvilluar sot një takim me njëri-tjetrin.
Mësohet se takimi ka nisur rreth orës 11:00 në hotel ‘Sheraton’ dhe ka zgjatur rreth 90 minuta.
Ashtu sic kishte paralajmëruar më herët edhe kryesocialisti Rama, ky takim u realizua për të diskutuar në lidhje me kabinetin e ri qeveritar, dhe bashkëpunimin që do ketë PS e LSI.
Takimi është mbajtur në fshehtësi të mediave prandaj edhe detajet e tij janë të pakëta.
Sipas përllogaritjeve të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim është partia që mund të përfitojë 4 deri në 5 ministri, pasi në këto zgjedhje ajo ka arritur të marrë afërsisht 200 mijë vota.
Por tashmë është folur se edhe kryetari i Kuvendit do t'i përkasë LSI-së, përpos posteve të tjera në nivel lokal. Nuk dihet nëse vetë kreu i LSI-së do të pranojë të bëhet kryetar i Kuvendit apo këtë do ta marrë dikush tjetër nga LSI.
(m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Si ndahet pushteti? Pakti: PBDNJ e PKD me poste ministrash