E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e ambasadorëve për Berishën. Rama-Meta, kokë më kokë

KRYEMINISTRIATiranë- Në zyrën e Kryeministrisë, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OSBE-së, Aleksandër Arvizu dhe Eugen Wollfarth, kanë zhvilluar një takim lamtumire me kryeministrin në detyrë Sali Berisha.

Takimet që kanë zgjatur pak minuta mësohet se janë bërë për një përshëndetje lamtumire pasi Wollfarth dhe Arvizu njëri pas tjetrit do të lënë punën e tyre në Shqipëri pasi u mbaron mandati si ambasador këtu.

Shtuar kjo faktit që mandati i Berishës përfundon pothuajse në të njëjtën kohë me atë të ambasadorëve, pasi humbi zgjedhjet e 23 qershorit.

Ndërsa një tjetër takim është mbajtur për rreth 90 minuta larg mediave dhe syrit të kameras në ambjentet e hotel ‘Sheraton’ mes kryeministrit të zgjedhur Edi Rama dhe liderit të LSI-së Ilir Meta.

Takim ky që ishte njoftuar edhe një ditë më parë nga vetë Rama ku u tha se do të flitet rreth bashkëpunimit PS-LSI në qeverisjen e ardhshme të vendit, për të afruar pikat e programave të të dyja partive.

Ende nuk ka asnjë deklaratë nga zyrat e shtypit përkatëse të Kryeministrisë dhe selisë rozë për këto takime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›