Dorëheqja e Berishës, kryesia e Partisë Demokratike mblidhet sot në 13:00
TIRANE – Kryesia e Partisë Demokratike pritet të mblidhet sot rreth orës 13:00. Kjo është mbledhja e parë që zhvillohet pas vendimit të liderit Sali Berisha për tu dorëhequr nga drejtimi i kësaj force politike. Lajmi u konfirmua për “News24” nga burime brenda Partisë Demokratike.
Pak ditë më parë kryetari i PD-së Sali Berisha lajmëroi se, në përputhje me Statutin e Partisë, do të qëndrojë në timonin e saj për të organizuar zgjedhjen nga anëtarësia e Partisë Demokratike, të lidershipit të ri.
Në bazë të nenit 30 dhe 32 të statusit të PD-së, “Kryetarin e ri të PD-së e zgjedh Kuvendi i partisë. Sipas nenit 32, Kryetari udhëheq dhe përfaqëson PD-në, në pajtim me programin dhe statutin. Kryetari zgjidhet nga Kuvendi. Mandati i Kryetarit është tre (3) vjet. Kryetari aktual ka të drejtën e rizgjedhjes.
Për Kryetar mund të kandidojë çdo anëtar i PD-së. Kandidatura me shkrim, programi zgjedhor dhe lista me nënshkrimet e së paku 1/3 së anëtarëve të Kuvendit Zgjedhor (me të cilën përkrahet kandidatura për Kryetar), duhet të dorëzohet në Këshillin Drejtues, së paku një (1) muaj para mbajtjes së Kuvendit zgjedhor.
Kryetari aktual duhet të parashtrojë në Këshillin Drejtues kandidaturën me shkrim dhe programin zgjedhor. Në situatën kur ka më shumë se një kandidat, votimi për Kryetar është i fshehtë. Nëse ekziston vetëm një kandidat, votohet sipas përcaktimit të Kuvendit.
(er.nu/BalkanWeb)