E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri Ilievski debuton me fitore ne Ballshin e humbjeve

Ndeshja

Ne Ballsh Bylisi vendas ne krye te se cilit debutoi Ilievski trajneri maqedonas qe me pare ka provuar edhe stolin e Kombetares se Maqedonise ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Kastriotit me gol te shenuar nga Dimo ne minuten e 50-te cka regjistron edhe fitoren e pare te mallakastrioteve ne kete kampionat nderkohe qe nuk kishin asnje pike ne renditje. Krutanet pas 4 barazimesh ne 4 javet e para te kampionatit pesojne humbjen e pare pikerisht ne transferten ballshiote. Te dielen do te luhen dy ndeshje interesante. Ne Elbasan do te kete nje detyre te veshtire Skenderbeu i pretendimeve te medha ne kete kampionat nderkohe qe vendasit me rikthimin e tifozeve te tyre ne shkallet e stadiumit do te tentojne patjeter 3 piket. Nje sfide e hapur qe ngerthen nje interesim te madh te dy tifozerive respektive por jo vetem sepse ne loje ne Ruzhdi Bizhuta eshte edhe kreu i renditjes. Nje fitore e korcareve do ti ngjiste ata ne vendin e pare duke i pare te tjeret nga lart. Ne Selman Stermasi Tirana do te prese Lacin ne nje ndeshje me pretendime te dyanshme.

Bardheblute me nje nisje jo te mire te ketij kampionati me probleme jo te pakta mes drejtuesve te klubit dhe presidences jane ne kerkim te rikthimit ne identitetin e tyre i cili kalon edhe nga ndeshja e se dieles ndaj Lacit qe nga ana e vet sezonin e shkuar u ka marre gati piket maksimale kryeqytetasve. Nisur edhe nga ky fakt kurbinasit duket se vijne ne Tirane jo per turizem por per te mos dale duarbosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›