E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletico- Fergusonit De Gea kushton 17 milione

Manchester Unitedit i eshte thene se ata mund ta transferojne portierin e Atletico Madridit David De Gea per nje cmim prej 17 milione paund.

Mirror shkruan se interesimi i Ferguson per 19 vjecarin eshte zbuluar kur skocezi shkoi ne viziten e tij te fshehte ne Spanje.

Tani Atletico Madrid ka reaguar dhe i ka derguar nje porosi menaxherit te Unitedit ku ia ben me dije se portieri spanjoll kushton jo me pak se 17 milione paund. Megjithate mediat angleze pohojne se Ferguson mund ta detyroje uljen e cmimit marre parasysh borxhet e Atletico Madridit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›