Laci fitoi Kupen e Shqiperise

Është Laçi fituesi i Kupës së Shqipërisë në futboll për edicionin 2012-2013.
Ndër dy debutuesit në finale, kupën e parë e fituan kurbinasit, ndërsa Bylis doli me duar bosh.
Finalja në “Qemal Stafa” u vendos pikërisht në fund, pas kohëve shtesë, ndërsa u luajt në prani të një numri vërtet të madh tifozësh.
Laçi ishte skuadra më e mirë në fushë, duke provuar sidomos me gjuajtje nga distanca, por u ndihmua shumë nga dalja me karton të kuq e Arifajt që në minutën e 20-të.
Një simulim në zonën kundërshtare solli ndëshkimin maksimal.
Mallakastriotët e trajnerit Naxhi Shensoi gjithsesi nuk u dorëzuan, ndërsa kosovari nga Turqia dha sërish spektakël me protestat e tij.
Bylis arriti të rrezikojë në përpjekjet e rralla që i lejoi inferioriteti numerik.
Gjithsesi, më shumë në fushë ishte Laçi, i ndalur herë nga portieri kundërshtar dhe herë nga pasaktësia e lojtarëve të vet.
Pas 90 minutave të bardha, vazhduan dy shtesa nga 15 minuta që u menduan se do të çonin tek penalltitë.
Veçse, 60 sekonda para fundit, Çela arriti të shënonte golin që do të vendoste ndeshjen, fituesin e Kupës dhe skuadrën që do të luajë në Ligën e Europës edicionin e ardhshëm.